Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, ka bërë të ditur se Parlamenti Evropian sapo ka miratuar marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ai bëri me dije kjo marrëveshje do të ndikojë si në përforcimin e procesit reformues, ashtu edhe në përshpejtimin e realizimit të ëndrrës së anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian.
“Kjo marrëveshje tani ka dritën e gjelbër edhe nga Parlamenti Evropian dhe mbetet vetëm që të hyjë në fuqi së shpejti, pas vendimit për konkludim të Këshillit të BE. I falënderoj të gjithë eurodeputetët që votuan, që Kosovës t’i sigurohet rruga drejt realizimit të ëndrrës evropiane, përmes dhënies së pëlqimit të tyre ndaj kësaj marrëveshjeje historike”, ka shkruar ministri në një postim në Facebook./tesheshi.com/