Mijëra njerëz morën pjesë në një marshim proteste në Paris kundër abortit dhe eutanazisë, ose çiftëzimit artificial prej femrave lezbike.
Protestuesit, të cilët pretendojnë se kanë marrë mbështetjen e Papa Françeskut dhe disa peshkopëve franceze, u mblodhën në Paris në të quajturin “Marsh për Jetën”, raporton AP.
Organizatorët kanë ftuar mjekët në të gjithë vendin për të ndaluar abortet, ku sipas agjencisë amerikane në Francë çdo vit kryen rreth 200,000 aborte të dhunshme.
Ata kërkuan gjithashtu që edhe eutanazia të ndalohet në Francë. /tesheshi.com/