Të paktën një person u plagos rëndë kur një burrë i armatosur me skafandër në kokë hapi zjarr në oborrin e një xhamie në Paris, njoftoi televizioni francez BFM.
Raporti thotë se sulmuesi hyri në oborrin e brendshëm të një xhamie në rrethin e 19-të të Parisit të dielën natën dhe qëlloi një person tjetër.
Sipas BFM, sulmuesi iku mbi një skuter në një drejtim të panjohur.
Mediat raportuan se një burrë 32 vjeç u plagos dhe u transportua në një spital në gjendje të rëndë.
Sipas njoftimeve të mediave, në xhami ishin 15 persona në kohën e sulmit, por askush tjetër nuk u plagos.
Policia ka nisur një hetim për sulmin, por deri më tani identiteti i sulmuesit nuk është përcaktuar.
Motivi për sulmin nuk dihet aktualisht, por autoritetet po kryejnë hetimin si një “vrasje në tentativë”. /tesheshi.com/