Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Paratë e dërguara nga diaspora e Kosovës me trend të rënies

by te Sheshi
25/10/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Paratë e dërguara nga diaspora e Kosovës me trend të rënies

Nga Bashkim Kastrati

A ka filluar diaspora të “lodhet” duke dërguar para në Kosovë, apo edhe ata po përballen me krizën financiare e cila la shenja në disa vende të zhvilluara? Mërgimtarët e Kosovës në vitet e fundit kanë dërguar më pak para në Kosovë krahasuar me vitet paraprake.

Në gjashtë-mujorin i parë i vitit 2016 është shënuar rënie të remitancave. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, remitancat e pranuara në Kosovë kanë shënuar rënie krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, remitancat e pranuara në Kosovë, ishin 338.9 milionë euro.

Vlera e parave të dërguara nga qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, sipas këtyre të dhënave ishte 329.6 milionë euro, që paraqet një rënie vjetore prej 2.7 për qind.

Duke marrë parasysh që paratë e dërguara nga diaspora kanë një rëndësi të madhe në ekonominë e Kosovës, ky trend i rënies së dërgesave është një tregues i keq për Kosovën.

Ndërkaq, në analizat e kohëpaskohshme ku përfshihen edhe trendët e remitancave që bën Banka Qendrore e Kosovës, ishte thënë se në një periudhë afatmesme apo afatgjatë, mund të pritet që dërgesat e emigrantëve edhe mund të fillojnë të bien gradualisht për shkak të krijimit të gjeneratave të reja në diasporë dhe dobësimit të lidhjes ndërmjet diasporës dhe Kosovës.

Çdo vit, qindra milionë euro kanë ardhur nga diaspora e Kosovës, por këto para në të shumtën e rasteve përdorën për konsum dhe mbulimin e nevojave familjare, pra nuk ka një kanalizim të investimeve dhe nuk ka një motivim për diasporën që të investojnë në Kosovë, pasi që ambienti i përgjithshëm i investimeve të huaja është i papërshtatshëm. Disa nga mërgimtarët që kanë investuar në Kosovë janë deklaruar publikisht se janë përballur me vështirësi nga më të ndryshmet gjatë realizmit të investimit dhe aktivitetit biznesor.

Aktualisht, Ministria e Diasporës është duke përgatitur një ligj, i cili pritet të shkojë në Kuvendin e Kosovës në fund të vitit të ardhshëm. Ky ligj do të përcaktojë edhe kompetencat e Ministrisë dhe politikat zhvillimore që Kosova do t’i ketë karshi diasporës qoftë në aspektin e zhvillimit ekonomik qoftë atë në kthimin e trurit dhe potencialeve tjera që ka diaspora. Gjithashtu në këtë ministri thonë se janë duke përgatitur programe të veçanta për kanalizimin e remitancave në zhvillim ekonomik, kryesisht programe këto të cilat do të koncentrohen në bujqësi dhe teknologji informative.

Ministria e Diasporës që nga viti 2013 ka filluar regjistrimin e diasporës, proces i cili është duke vazhduar ende. Deri më tani janë regjistruar rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës. Në bazë të regjistrimit të deritashëm, vërehet se numri më i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, por edhe organizatave tjera ekonomike, Kosova çdo vit pranon nga 600 deri 700 milionë euro nga diaspora. Por sipas ekspertëve të ekonomisë, këto para zakonisht përdorën për shpenzime të zakonshme për një periudhë të caktuar kohore dhe se është e nevojshme që të bëhet kanalizimi i tyre, që ato të kenë një impakt më të madh në ekonominë e Kosovës.

Pa remitanca niveli i varfërisë në vend do të ishte shumë i lartë

Lulzim Beqiri, magjistër i ekonomisë ka thënë për tesheshi.com se shumë familje kosovare varen nga dërgimi i parave nga jashtë, duke financuar për ushqim, veshmbathje, shkollim etj.

“Remitancat janë burim i pa kontestueshëm në zhvillimin ekonomik dhe se remitencat e kanë mbajtur Kosovën duke filluar nga vitet e 80-ta, kur pushtuesi serb, filloi represionin mbi qytetarët e Kosovës. Duke e ditur rëndësinë e remitancave, nëse ka rënie të tyre kjo është një sinjal i keq për ekonominë për përgjithësi”, thotë Beqiri

Ai thotë se rëndësia e remitancave është shumë e madhe në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, pasi që nga viti 2004 deri në 2015 rreth 6.3 miliardë euro janë sjell në Kosovë duke krijuar një mirëqenie më të mirë, sidomos për amvisëri dhe produkte të konsumit.

“Diaspora është fuqia më e madhe ekonomike në Kosovë, dërgesat nga diaspora kanë ruajtur qetësinë sociale në vend, pa remitanca niveli i varfërisë në vend do të ishte shumë i lartë, është pak shqetësuese se 90 për qind e mjeteve shkojnë në konsum, ndërsa vetëm 10 për qind në investime. Duhet të bëhet një strategji për përdorimin e këtyre mjeteve me qëllim që, këto mjete të shërbejnë për rritjen e punësimit në Kosovë”, theksoi Beqiri. /tesheshi.com/

Related Posts

Energjia diellore, burimi kryesor për Evropën në qershor
Ekonomi

Energjia diellore, burimi kryesor për Evropën në qershor

11/07/2025
Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli
Kryesore

Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli

11/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?
Kryesore

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Next Post
Kur “derrat në llucë” nuk është thjesht një shprehje (video)

Kur “derrat në llucë” nuk është thjesht një shprehje (video)

Trump nuk u beson sondazheve: janë mashtrime!

Trump nuk u beson sondazheve: janë mashtrime!

Metropoliti i Malit të Zi: Kisha Ortodokse Serbe, një organizatë terroriste

Metropoliti i Malit të Zi: Kisha Ortodokse Serbe, një organizatë terroriste

TË FUNDIT

  • Të fundit
Energjia diellore, burimi kryesor për Evropën në qershor

Energjia diellore, burimi kryesor për Evropën në qershor

11/07/2025
Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli

Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli

11/07/2025
Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

11/07/2025
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni