Linjat e trageteve në portin e Vlorës nuk punojnë dhe për pasojë është paralizuar lundrimi në linjën “Vlorë-Brindizi”.
Kjo është dita e dytë që porti i qytetit bregdetar ngelet pa traget.
Në bazë të grafikut, sot duhej të ishte në lundrim drejt Brindizit në Itali, trageti i linjës greke “Horizon”. Ky traget u përfshi nga një incident ditën e djeshme, ku si pasojë humbi jetën një person.
Deri në këto momente, drejtori i Portit të Vlorës, Xhevahir Çeloaliaj nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar në lidhje me ngjarjen./tesheshi.com/