Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Paralele historike me rritjen e çmimit të ujit: 25 vjet më parë kur PD humbi zgjedhjet nga rritja e çmimit të bukës

by te Sheshi
27/07/2017
in Ekonomi, Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Paralele historike me rritjen e çmimit të ujit: 25 vjet më parë kur PD humbi zgjedhjet nga rritja e çmimit të bukës

Miratimi i rritjes së çmimit të ujit për qytetarët e Tiranës, shkaktoi debat të madh normalisht, por jo aq të madh sikur ai do të zhvillohej përpara zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sikur në kulmin e çadrës dhe zhurmës së madhe ku çdo qime bëhej më shumë se tra apo trau bëhej lëndë drusore luftarake, të flitej edhe si hipotezë për rritjen e çmimit të ujit, timoni ka shumë gjasa që të mos ishte në duart e Edi Ramës.

Uji është një e mirë universale e falur nga Zoti që shteti nuk mund t’jua shesë qytetarëve të vet.

E vetmja gjë që duhet të rregullohet e tarifohet është natyrisht shërbimi,nëse ai është i rregullt dhe jo ky që është sot ku askush nuk ka të sigurtë ujin, përderisa e blen edhe për të pirë edhe për të gatuar.

Nejse, vendimi për rritjen e çmimit të ujit u morr përkatësisht më 26 korrik, pikërisht në jubileun e 25-vjetorit të 26 korrikut 1992 kur u zhvilluan zgjedhjet lokale të para postkomuniste në Shqipëri.

Partia Demekratike, vetëm katër muaj më parë kishte fituar me plebishit popullor zgjedhjet e 22 marsit dhe kishte marrë të gjitha pushtetet në vend: legjislativin, ekzekutivin, gjyqësorin, por kishte ndarë edhe komitetet ekzekutive sipas rezultateve të 22 marsit, me një vendim qeverie.

Por vetëm 4 muaj më pas, Partia Socialiste fitoi shumicën e qyteteve jo kryesore në vend, që nga Bajram Curri deri në Sarandë, ndërkohë që Partia Demokratike fitoi të gjitha qytetet e mëdha si Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Korçë e Fier.

Ndërkohë të gjitha bashkitë e nivelit të dytë që nga Bajram Curri, Kukësi, Peshkopia, Kopliku, Bulqiza, Saranda, Gjirokastra, Lezha, Fushë-Kruja, Lushnja, Skrapari etj., u fituan nga socialistët.

Shumë analiza u bënë atëherë për këtë rezultat të papritur, ku u futën si shkaqe përçarja e PD-së që kishte nisur një rrugë arrogance ku përjashtoi mocionistët, apo edhe largimet masive nga puna nëpërmjet ligjit famëkeq 24/1, por realisht akti më i bujshëm që ndikoi në tronditjen e besimit të elektoratit ishte vendimi i qeverisë së Aleksandër Meksit për të liberalizuar çmimet, ku veçonte ai i bukës.

Pra buka, ushqimi kryesor i shqiptarëve që atëherë blihej me 4 lekë të reja u rrit mbi 100%, duke sjellë një boom të hapjes së furrave artizanale por edhe industriale në të gjithë vendin.

Disa nga miiarderët e sotëm e kanë nisur pasurimin pikërisht atëherë, dikush duke u bërë grosist mielli, e dikush duke hapur furra buke. Shumë vetë edhe u rrënuan duke hyrë në borxhe të mëdha, për t’ju futur kësaj sfide të madhe.

Por ata që u ndikuan më shumë ishin natyrisht pjesa më e madhe e popullsisë, shumica të papunë që paguheshin me të famshmin 80 përqindësh  pasi fabrikat ishin mbyllur, dhe blerja e bukës rëndoi dukshëm në ekonominë familjare.

Më shumë tronditja erdhi psikologjikisht, pasi me kalimin e muajve liberalizimi solli një lloj stabiliteti, duke futur ekonominë në shina përgjithësisht normale.

Por goditja ishte e rëndë. Ishte një lloj shock-u. Gramoz Pashko, ideatori i liberalizmit që ishte përzënë nga Berisha, hodhi në treg idenë e “Terapisë së shock-ut”.

Por Namik Dokle, kreu i deputetëve socialist në Parlament deklaroi: “Shock-u, shocku, po terapia ku është?!”.

Partia Socialiste e përdori shumë mirë politikisht rritjen e çmimit të bukës, duke vënë në përdorim grupin cilësor të deputetëve ekspertë në Kuvend, të cilët e kundërshtuan idenë e qeverisë me të ashtuquajturën “shportë”.

Sipas socialistëve, qeveria duhet të ruante një “shportë” mallrash jetike ku futeshin buka, mielli, vaji sheqeri dhe veza, të cilët përbëjnë ushqimin bazik dhe që do të duhej që çmimi të kontrollohet prej saj.

Ideja e socialistëve në fakt nuk ishte një gjë e papërdorur më parë. Disa qeveri në një numër shtetesh ish-komuniste e kishin përdorur “shportën”, e cila kishte rezultuar efikase.

Rumania, Bullgaria, Polonia, Çekia e Havelit etj., që ishin shtete më të zhvilluara se Shqipëria, nuk liberalizuan në mënyrë të egër ekonominë e vjetër të centralizuar.

Për të mos shkuar të vendet ish-jugosllave që po përdornin një politikë shumë të kujdeshme transferimi të pronës dhe të kontrollit, në mënyrë që të mos shkaktonin pakënaqësi masive.

Nuk është rastësi që socialistët fituan në qendrat e varfëra, ish- karakatina industriale komuniste dhe jo në qytete të mëdha, që me shpërthimin e tregtisë u kthyen në mundësi jo të vogla për qytetarët që jo vetëm të ushqenin familjet por të kursenin para mënjanë për të pushuar në bregdet, ku për herë të parë njerëzit nisën të shkonin lirshëm pa pasur nevojë për fletë kampi që i ndante partia.

Metafora e verës së 1992-shit u bë shalqini, ku pati një prodhim të madh, që për herë të parë nuk eksportohej por shitej në vend.

Socialistët në të përditshmen e tyre “Zëri i Popullit” e përdoren si propagandë anektodën që “njerëzit po hanë shalqi në vend të bukës…”.

Pavarësisht se as sot qeveria e atëhershme nuk e përmendi bukën si element elektoral, madje Aleksandër Meksi, kryeministri i kohës thotë edhe sot se efektet e saj ishin pozitive, PD-ja nisi humbjen e parë që i shkaktoi një gërryerje elektorale zinxhir me një vendim jo populist por që i dha oksigjen opozitës së shkatërruar socialiste. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Ministri Enver Hoxhaj bën kuic televiziv: “Do të vijë njohja e 115 për Kosovën…” Kush është?

Ministri Enver Hoxhaj bën kuic televiziv: “Do të vijë njohja e 115 për Kosovën...” Kush është?

Përdorni limonadën për të kuruar depresionin

Përdorni limonadën për të kuruar depresionin

Ideja e veçantë e rusit, ndërton një stadium me kashtë (foto)

Ideja e veçantë e rusit, ndërton një stadium me kashtë (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni