Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Paralele: Gaza sot, si Vietnami i 1968-ës

Universitetet rebelohen ndaj udhëheqjes amerikane, mbështetja ndaj Izraelit fundos Biden

by te Sheshi
04/05/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Paralele: Gaza sot, si Vietnami i 1968-ës

Nga Claudia Carpinella, Il Giornale

Kishte kaluar shumë kohë qëkur Amerika nuk ishte elektrizuar kaq shumë nga protestat, si këto të javëve të fundit kundër luftës në Gaza. Janë me dhjetëra mijëra studentët, por jo vetëm, që nga Nju Jorku në Kaliforni, por edhe në Konektikat, Masaçusets dhe Teksas, që po protestojnë çdo ditë duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve financiare midis kampuseve universitare dhe Izraelit.

Deri më tani janë arrestuar mbi dy mijë njerëz në mbarë vendin. Nga këta 209 vetëm të enjten në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, ku policia, e armatosur deri në dhëmbë, spastroi me dhunë dhjetëra tenda të ngritura në kampuse dhe qëlloi me plumba gome ndaj studentëve.

Pra ka një klimë gjithnjë e më të tensionuar që të kujton (edhe pse jo një kujtim i mirë), atë që ndodhi në vitet 1960, kur shkaku ishte një tjetër, kur njerëzit dolën në rrugë përkrah Vietnamit.

Megjithatë, këtë herë ka një protestë të fortë kundër konfliktit në Rripin e Gazës, i cili po shkakton viktima në një shkallë të frikshme. Nga ana e tij, presidenti amerikan Biden dënoi atë që ndodhi, duke thënë se “protestat antisemite, nuk duhet të gjejnë hapësirë në universitetet amerikane”, por shtoi: “Unë kritikoj ata që nuk kuptojnë se çfarë po ndodh me palestinezët”.

Pra, Biden po tregohet i kujdesshëm, pasi nuk dëshiron të armiqësohet në mënyrë të pariparueshme me një pjesë kaq aktive të elektoratit. Megjithatë, ka ende pikëpyetje nëse kjo sjellje e matur mund t’i sjellë dobi atij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor.

Konventa e Çikagos

Dhe pikërisht në këtë drejtim, Xhejms Traub, ka ngritur dyshime në një artikull të shkruar së fundmi në Wall Street Journal, mbi mbarëvajtjen e Konventës së Partisë Demokratike në Çikago, të planifikuar për në muajin gusht, e cila siç na mëson historia mund të mos shkojë pa probleme.

Në fakt, ngjarjet aktuale që përfshijnë universitetet amerikane janë për Traub si një déjà-vu. Duke filluar me atë që mund të ndodhë në konventën e ardhshme shumë të rëndësishme, pasi do të zyrtarizohet kandidatura e Bidenit për një mandat të dytë.

“Ndërsa Hubert Hamfri – shkruan ai në WSJ – po përgatitej të ngjitej në podium në Amfiteatrin Ndërkombëtar në Çikago më 29 gusht 1968 për të mbajtur fjalimin e tij dhe pranuar nominimin zyrtar për president nga Partia Demokratike, befas rrjetet televizive ndërprenë xhirimet për ta zhvendosur vëmendjen diku tjetër.

Në Grant Park, në të gjithë qytetin, xhipat e blinduar të Gardës Kombëtare hidhnin gaz lotsjellës dhe godisnin me shkopinjtë e gomës protestuesit kundër Luftës së Vietnamit. Videoja e atyre përplasjeve zgjati 17 minuta: një kohë shumë e gjatë jo vetëm për shikuesit që ndoqën transmetimin (89 milionë), por mbi të gjitha, për vetë kandidaturën e Hamfrit”. Rezultati ishte një “katastrofë për Konventën Demokratike, e cila i solli përfitime Riçard Niksonit, kandidatit republikan që i fitoi zgjedhjet presidenciale të atij viti”.

Nga paqja në Gaza varet edhe e ardhmja e Bidenit

Sipas asaj që raporton gazeta amerikane, Biden mund të pësojë të njëjtin fat si Hamfri. Ky i fundit, kur ishte zv/president i Lindon Xhonsonit, nuk arriti ta bindte presidentin që t’i jepte fund luftës në Vietnam.

Dhe si një kandidat për në Shtëpinë e Bardhë i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 1968-ës, ai u paraqit para votuesve si vazhdimësi e linjës politike të paraardhësit të tij. Për pasojë, ashtu si Xhonson, u bë objekt i protestave të ashpra nga pacifistët. Protesta, që kërcënonin ta distanconin edhe atë pjesë të elektoratit nga kjo parti.

Sot Biden, ashtu si Hamfri dikur, rrezikon të humbasë segmentin më të majtë të partisë së tij, sepse ai po “akuzohet se mbështet një luftë jopopullore”. Dhe sot, ashtu si Hamfri atëherë, presidenti amerikan e gjen veten të bllokuar midis dy zjarreve: nga njëra anë protestat, nga ana tjetër votuesit që janë pjesë e segmenteve të djathtës në këtë parti, që e mbështesin luftën jopopullore të Izraelit në Gaza dhe që janë të shqetësuar për kaosin që po përhapet në vend.

Ja si e kujton Wall Street Journal precedentin historik: “Në javët përpara konventës, këshilltarët konservatorë të Hamfrit, i thanë atij të qëndronte i palëkundur në pozicionet e presidentit Xhonson për çështjen e Vietnamit, dhe të sulmonte brutalisht të rinjtë që protestonin në rrugë”.

Hamfri refuzoi ta bënte këtë, jo vetëm sepse do të ishte cinike. Por sepse një veprim i tillë s’do të mund të zgjidhte dot dilemën e tij, megjithëse i duhej të ruante votat e fraksionit të së djathtës brenda partisë, ai nuk kishte luksin që të humbiste ato të së majtës.

Ky ish-hero liberal nuk e duronte dot faktin që elementët më të pasionuar të partisë e urrenin. Hamfri e dinte se pa aktivistët dhe turmën e aktivistëve kundër luftës, ai do të ishte vetëm kandidati i partisë dhe i udhëheqësve të partisë, por jo i popullit të majtë.

Sipas WSJ, Hamfri humbi jo dhe aq për shkak të braktisjes së aktivistëve, pasi në fund votat e tyre u kthyen tek ai, por për shkak të votuesve që e klasifikonin veten si pjesë e fraksionit më të djathtë të Partisë Demokratike, të cilët nga frika e kaosit, votuan për republikanin Riçard Nikson.

Kjo tezë është e kontestueshme, pikërisht për shkak të asaj që kujton gazetari, pra që votuesit kundër luftës u kthyen tek ai vetëm sepse më 30 shtator 1968, Hamfri shpalli qëllimin e tij për t’i dhënë fund Luftës së Vietnamit. Pikërisht në atë moment, kujton Traub, “të rinjtë dhe liberalët u tubuan në anën e tij dhe fushata u ndez”.

Ka të ngjarë që duke i rindërtuar fillesat e kësaj historie sipas mënyrës së tij, Traub të ketë dashur t’i dërgojë një sugjerim të fshehtë Bidenit në lidhje me ngjarjet aktuale. Por përtej detajeve, gazetari shkruan se presidenti aktual e ka një mënyrë për t’i shpëtuar kurthit të krijuar nga dallimet midis krahut të djathtës dhe të majtë brenda partisë së tij, një kurth që do të ishte fatal për paraardhësin e tij.

Në fakt, ai mund të ushtrojë presion ndaj Izraelit për t’i dhënë fund sa më shpejt luftës në Gaza. Por s’ka dyshim se duhet të ketë diçka më konkrete sesa deklaratat e përsëritura të Sekretarit Blinken, si për shembull “asnjë sulm ndaj Rafah, pa një plan evakuimi për civilët”…

Duke rivendosur paqen në Gaza, Biden do të rivendoste paqen edhe në SHBA. Në këtë mënyrë, mesazhi i tij mund të dëgjohet edhe nga “pjesa tjetër e vendit”. Pra sipas Traub, ai do të fitonte sërish zgjedhjet. Në realitet, në rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit do të ndikojnë edhe shumë faktorë të tjerë.

Nga këtu buron edhe pasiguria e perspektivës triumfale të përshkruar nga gazetari. Por është e sigurt se do të ishte katastrofike që Biden të shkojë në votime me një Parti Demokratike kaq shumë të përçarë.

Related Posts

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje
Kryesore

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

08/05/2025
Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?
Ekonomi

Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?

08/05/2025
Next Post
E dini sa borxh ka Amerika? Musk: Duhet bërë diçka…!

E dini sa borxh ka Amerika? Musk: Duhet bërë diçka…!

Lajçak, “gurë” për Albin Kurtin e “pambuk” për Vuçiçin

Lajçak, “gurë” për Albin Kurtin e "pambuk" për Vuçiçin

Meshkujt më tërheqës jetojnë në këtë vend…

Meshkujt më tërheqës jetojnë në këtë vend…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni