Lideri i Koresës së Veriut, Kim Jong-un deklaroi se butoni bërthamor “është gjithnjë në tryezën e tij” dhe paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të mos e nisin kurrë luftën.
Në një fjalim televiziv, ai tha se gjithë Shtetet e Bashkuara janë brenda qasjes së armëve bërthamore të Koresë së veriut, duke shtuar: “Ky është realiteti, jo një kërcënim”.
Fjalimi për Vitin e Ri ka shërbyer edhe si mënyrë për të ofruar një degë ulliri ndaj fqinjes, Koresë së Jugut, pasi ai sugjeroi së është i hapur për dialog.
Koreja e Veriut së fundmi, po vuan pasojat e sanksioneve të reja për shkak të programit të saj bërthamor, dhe testimeve të përsëritura të armëve të veta. /tesheshi.com/