Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se kufijtë e këtij qyteti nuk do të ndërrohen, por ai ka paralajmëruar se nëse një gjë e tillë ndodhë, do të jap dorëheqje. Këto komente kreu i numri një i Mtrovicës i bëri në tribunën “Ura mbi Ibër” që po mbahet në Prishtinë nën organizimin të Lëvizjes Vetëvendosje dhe komunës me të cilën udhëheq Bahtiri.
Ai shtoi se me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq nuk po merren vesh për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër.
Kreu i këtij qyteti po ashtu deklaroi se shqetësimin rreth kësaj çështjeje e ka paraqitur në Bruksel dhe se shpreson që barrikada mbi këtë lum të hiqet si dhe t’u ofrohet qytetarëve lëvizje e lirë.
Bahtiri gjatë kësaj tryeze ka ripërsëritur se ura mbi lumin Ibër shumë shpejt do të rivitalizohet, duke mos precizuar datën se kur do të ndodhë një gjë e tillë. /tesheshi.com/