Një mashtrim ka prekur disa përdorues të rrjetit social Facebook , duke i hyrë në llogarinë personale për të marrë cdo informacion të mundshëm.
Bëhet fjalë për një njeri të quajtur Jayden K Smith, që dërgon ftesë për tu bërë miq, por në fakt është një haker.
Një paralajmërim tregon se hakeri e ka të lidhur sistemin me llogarinë, që më pas mund ta përdorë për qëllimet personale.
Mesazhi paralajmërues i sqaron të gjithëve me mirëkuptim që të mos pranojnë ftesën nga kjo llogari pasi nuk mund të kthehet pas, edhe nëse fshihet brenda disa minutash.
“Ju lutem informoni të gjithë kontaktet në listën në Messenger që të mos pranojnë ftesën nga Jayden K Smith. Ai është një haker dhe sistemi i tij do të lidhet me llogarinë tuaj të Facebook. Nëse një nga kontaktet tuaja do ta pranojnë, ju do jeni pjesë e mashtrimit, prandaj sigurohuni që miqtë tuaj ta dinë këtë,” – thuhet në mesazhin që po bëhet viral duke qarkulluar në rrjete sociale./tesheshi.com/