Komisioni Evropian u ka kërkuar punonjësve të tij që të mos përdorin “chatbot”-in e inteligjencës artificiale si Chat GPT në kryerjen e detyrave të punës.
Siç raporton Politico, Komisioni Evropian ka përgatitur rregulla të reja që kufizojnë përdorimin e teknologjive të ndryshme të inteligjencës artificiale si ChatGPT dhe Bard, një chatbot, fusha e përdorimit të të cilit kohët e fundit është bërë e përhapur.
Rregullat e reja synojnë të ndihmojnë punonjësit të merren me rreziqet dhe kufizimet e mjeteve të inteligjencës artificiale në internet dhe përdorimin e tyre të sigurt në detyrat e punës të Komisionit Evropian.
Siç u tha, informacioni jo publik nuk do të ndahet ose zbulohet gjatë përdorimit të mjetit AI.
Komisioni Evropian beson se përgjigjet e dhëna nga inteligjenca artificiale mund të jenë të gabuara ose të njëanshme. /tesheshi.com/