I dërguari amerikan për dialogun, ambasadori Richard Grenell, thuhet se ka paralajmëruar i tërheqjen e të gjithë projekteve amerikane në Kosovë, derisa të hiqet taksa doganore ndaj Serbisë.
Sipas RTK-së, e cila citon një burim qeveritar, kjo masë e paprecedent i është kumtuar krerëve të tij të qeverisjes së Kosovës.
“SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, mësohet t’u ketë thënë Grenell, si kryeminstrit Kurti e si kryekuvendares Osmani.
E kundërta, Grenell ka premtuar investime të fuqishme amerikane në Kosovë. /tesheshi.com/