Thjesht një parakalim i gabuar ka qenë i tragjedisë së radhës në rrugët e Shqipërisë, ku babë e bir, ky i fundit 3 vjeç, u shuan pas një aksidenti të rëndë në aksin Milot – Rubik, pjesë e Rrugës së Kombit.
Kujtojmë se në këtë aks ndodhin jo pak aksidente, për shkak se është me dy korsi vajtje-ardhje dhe jo me katër, dy vajtje e dy ardhje me trafikndarëse, siç është Rrësheni e deri në Morinë.
Policia arrestoi shkaktarin e aksidentit, Arlind Mihaj, i cili ishte në drejtimin e një Mercedezi kur u përplas me Opelin ku ndodhej familja Prenga, burrë e grua me djalin 3 vjeç.
Benzi morri flakë, por i riu me origjinë nga Tropoja që po udhëtonte në drejtim të Milotit arriti të dalë në kohë e të shpëtojë.
Tashmë do përballet me drejtësinë për shkeljen e tij që morri dy jetë dhe zhbëri një familje. /tesheshi.com/