Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Paragrafi 103: si e vendosi Erdogan me shpatulla për muri Angela Merkelin

by te Sheshi
14/04/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Paragrafi 103: si e vendosi Erdogan me shpatulla për muri Angela Merkelin

Nga trazirat në eurozonë tek kriza e refugjatëve e tensionet diplomatike me Rusinë, Angela Merkel ia ka arritur gjatë viteve të fundit të menaxhojë më shumë sesa një stuhi globale. Por ka akoma edhe më shumë, ndërsa këtë javë një paragraf i paqartë në kodin penal gjerman e ka vendosur kancelaren gjermane në një pozicion të vështirë sa disa mendojnë se mund të sjellë edhe rrëzimin e mundshëm të saj.

Merkel është aktualisht nën presion për të dhënë verdiktin e saj nëse prokurori i shtetit të Gjermanisë duhet të nisë procedimin ndaj një moderatori televiziv, Jan Böhmermann, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan kërkoi që komediani të procedohet për shkak se e përgojoi në një “poemë njollosëse”.

Gjëja më e çuditshme është se presidenti turk ka të drejtën e një kërkese të tillë për shkak të një paragrafi, me numër 103 në kodin penal gjerman, që ka të bëjë me fyerjet ndaj organeve dhe përfaqësuesve të shteteve të huaja – një paragraf i përdorur kaq rrallë sa edhe gjykatësit e sprovuar dhe politikanët nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për të përpara kësaj jave.

“Paragrafi 103 ka qenë aty gjithnjë, por rrallë edhe përdorur”, thotë Holger Heinen, një avokat që ka kryer edhe doktoraturën mbi këtë subjekt.

Zbatimi i ligjit kërkon si njoftimin nga pala e ofenduar ashtu edhe autorizimin nga qeveria. Kushti i parë tashmë ekziston për shkak se Erdoğan ka përpiluar personalisht ankesën. Kushti i dytë përbën dilemën e Merkel.

Nëse ajo miraton nisjen e procesit, rrezikon të shihet si kukulla e liderit të fortë të Turqisë dhe një rojtare e dobët e fjalës së lirë. Nëse ndalon procedimin, ajo i jep Turqisë një arsye për të anuluar marrëveshjen e këmbimit të refugjatëve me BE-në, që së fundmi ka lehtësuar presionin politik për krizën e refugjatëve mbi kancelaren gjermane.

Paragrafi 103 daton në ditët kur diplomacia europiane drejtohej ende nga monarkë lehtësisht të ofendueshëm. Në kodin penal të vitit 1871, “lèse-majesté” – fyerja ndaj dinjtetit të sovranit – ishte e dënueshme dhe u shndërrua më pas në një ligj më të gjerë që ndalonte gjithashtu denigrimin e krerëve të huaj të shteteve, edhe jo mbretërorë.

Fyerja ndaj krerëve të shteteve të huaja mbetet një vepër penale jo vetëm në Gjermani, por edhe Itali, Poloni dhe Zvicër. Danimarka, Holanda, Norvegjia dhe Spanja kanë mbetje të ligjeve “lèse-majesté” vetëm për gjakun mbretëror në kodet e tyre penale.

Në pjesën më të madhe të territorit të Mbretërisë së Bashkuar, fyerja u dekriminalizua jo shumë kohë më parë, në vitin 2009. Akti i krimit të tradhëtisë i vitit 1848 – që e bën atë një vepër penale, të dënueshme me burgim të përjetshëm –  mbetet teknikisht në fuqi, por nuk është përdorur për procedime që nga viti 1879.

Pezullimi i kodit të vjetër penal në Gjermaninë e pasluftës, midis viteve 1945 dhe 1953, mund të kishte qenë një mundësi për të rimarrë në konsideratë paragrafin “lèse-majesté” – sikur këtë ta kishte nxitur administrate britanike, një autoritetet pushtuese të pasluftës.

Në vitin 1949 e përjavshmja gjermane, “Der Spiegel”, publikuar në zonën e pushtuar britanike, u ndalua për një javë pasi kishte raportuar me “një ton gjerësisht ofendues” mbi kurorëzimin e mbretëreshës holandeze, Juliana. Se çfarë ishte ofenduese për familjen mbretërore holandeze nuk doli ndonjëherë në dritë, edhe pse artikulli i Spiegel kishte një referencë ndaj anëtarësisë së bashkëshortit të Julianës në trupat SS.

Në një rast më të vonshëm, paragrafi 103 u bë i njohur në Gjermani si “paragrafi i Shahut”, pasi lideri Iranian, Mohammed Reza Pahlavi u përpoq të procedonte demostruesit pas një vizite që zhvilloi në vitin 1967. Ministri i brendshëm gjerman, në atë kohë fluturoi në Teheran dhe arriti të bindë Pahlavin për ta lënë këtë çështje.

Rasti i fundit që paragrafi futi në telashe Gjermaninë ishte gjashtë vjet më parë, kur një gjykatës bavarez vendosi në gjykatë se një parrullë që shfaqte papa Benediktin me një kordele të kuqe dhe një prezervativ në gishtin e tij, ishte larguar pa të drejtë nga një paradë me rastin e ditës së Christopher Street në Munih.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje me gjykatësin Böhmermann, politikanë të lartë nga socialdemokratët, të gjelbrit dhe “Alternativën për Gjermaninë” bënë fushatë që paragarfi të fshihej nga kodi penal me rastin më të parë.

“Bëhet fjalë për një rregull antik”, thotë Thomas Oppermann, lideri partiak i një fraksioni të SPD-së, anëtares më të vogël të koalicionit qeverisës së kancelares Angela Merkel. “Nuk përshtatet më me kohët moderne”.

Fshirja e ligjit mund të ndodhë tashmë brenda dy javësh – që në fakt, do të jetë shumë vonë për të zgjidhur dilemën e Merkelit. “Kodi penal gjerman mund të ndryshohet shpejt, por jo mjaftueshëm shpejt”, thonë ekspertët.

Avokati Höcker thotë se pret që të nisë gjyqi, por se nuk ka gjasa që komediani të përfundojë në burg. Duke qenë se komediani Böhmermann nuk ka precedentë penalë, ai ka më shumë gjasa të paguajë një gjobë të vogël ose të bëjë një dhurim për organizatat e bamirësisë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Njihuni me disa nga kafshët më vdekjeprurëse në planet

Njihuni me disa nga kafshët më vdekjeprurëse në planet

Ranieri nuk e sheh veten në detyrën e trajnerit të përfaqësueses italiane

Ranieri nuk e sheh veten në detyrën e trajnerit të përfaqësueses italiane

Masa të reja ligjore në Gjermani për integrimin e emigrantëve

Masa të reja ligjore në Gjermani për integrimin e emigrantëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni