Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Parafushata zgjedhore në Kosovë: njihuni me lumin e premtimeve në kërkim të pushtetit

by te Sheshi
27/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Parafushata zgjedhore në Kosovë: njihuni me lumin e premtimeve në kërkim të pushtetit

Nga Blendi Gashi

Edhe pse zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit fillon më 31 maj, megjithatë partitë politike ka kohë që i kanë filluar takimet me qytetarë, me ç’rast po bëjnë premtime të shumta të cilat vështirë se mund të realizohen.

Si i ashtuquajturi “koalicioni i luftës” që përbëhet nga PDK-AAK-NISMA, poashtu edhe “koalicioni pacifist”, LDK-AKR-Alternativa, si dhe Lëvizja Vetëvendosje që garon e vetme në zgjedhje, përafërsisht janë duke bërë premtime të njëjta, ku koncentrimi më i madh është tek zhvillimi ekonomik, bërja e ushtrisë, zvogëlimi i numrit të ministrive, etj.

Portali ynë më poshtë do të rradhisë disa nga premtimet që kanë bërë subjektet politike, në prag të hapjes së fushatës zgjedhore,

Premtimet e bëra nga koalicioni PDK-AAK-NISMA

Kryetarët e këtyre tre partive edhe pse garojnë në një listë të përbashkët parafushatën bashkë në disa raste po e bëjnë vetëm Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, ku edhe po bëjnë premtime të mëdha, por krahë tyre nuk qëndron Fatmir Limaj i cili ka zgjedhur të bëjë fushatë vetëm.

Premtimet e Veselit

Premtim të madh ka bërë dhe Kadri Veseli i cili ka thënë se nën qeverisjen e koalicionit PDK-AAK-NISMA, vendi do të ketë rritje ekonomike vjetore prej 8%.

Veseli ka shkuar aq larg sa ka thënë se  “Kosova do të jetë Zvicra e Ballkanit”.

Premtim tjetër i madh i Veselit është reformimi i thellë i sistemit shëndetësor.

Poashtu ka premtuar fuqizimin e bizneseve vendore, veçanërisht atyre që drejtohen nga grate dhe të rinjtë si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Veseli, gjatë një takimi me pensionistët në Prishtinë ka premtuar rritjen e pensionit kontributdhënës për 22 % duke thënë se pensioni minimal kontributdhënës do jetë 200 euro.

Premtimet e Haradinajt (kandidat i koalicionit për kryeministër)

Premtimi më i madh nga dyshja e luftës padyshim se është themelimi i ushtrisë. Për më tepër Ramush Haradinaj, ka thënë se ushtria do bëhet brenda tre muajsh, por që nuk ka treguar mënyrën se si, duke parë se nevojiten edhe votat e komunitetit pakicë serbë të cilët vazhdojnë të jenë kundër.

Haradinaj, poashtu ka bërë edhe një premtim të madh, me ç’rast ka thënë se me fillimin e punës së një komisioni të ri për Demarkacionin me Malin e Zi, procesi i liberalizimit të vizave s’do të zgjasë më shumë se tre muaj.

Premtimet e Limajt

Fatmir Limaj pjesë e “koalicionit të luftës”, por që po bën fushatë ndaras nga Veseli e Haradinaj, ka thënë se me partinë e tij NISMA në qeveri do të investohen mbi 400 milionë euro në bujqësi, si dhe çdo familje do ta ketë nga një të punësuar.

Limaj, poashtu ka premtuar fuqizimin ndërmarrësisë si dhe hapjen e shkollave profesionale.

Premtimet e koalicionit LDK-AKR-Alternativa

Edhe ky koalicion ka bërë premtime jo të pakta gjatë ditëve të fundit, dhe më shumë është orientuar tek zhvillimi ekonomik i vendit.

Premtimet e Hotit (kandidat i koalicionit për kryeministër)

Premtimi më i madh deri më tani i kandidatit për kryeministër të këtij koalicioni, Avdullah Hotit, është integrimi i veriut në sistemin institucional dhe ekonomik të vendit.

Hoti poashtu ka premtuar themelimin e ushtrisë dhe heqjen e vizave por nuk ka dhënë një afat kohorë.

Premtim tjetër i madh është hapja e 40 mijë vendeve të punës për dy vitet e ardhshme.

Hoti, ka premtuar nga janari i vitit 2018 trefish më shumë subvencione në bujqësi

Ka premtuar përkrahje për zejtarët, me ç’rast ka thënë se ata kanë përfituar nga ulja e taksave në pakon fiskale një dhe do të përfitojnë shumë më tepër nga pakoja e dytë, duke thënë se do ndryshohet ligji për TVSH-në.

Ka premtuar përkrahjen e prodhimeve vendore si dhe fuqizimin e sportit.

Premtimet e Pacollit

Kreu i AKR-së, ka premtuar rritje ekonomike mbi 8 për qind çdo vit dhe krijimin e mbi 100 mijë vendeve pune çdo vit.

Poashtu dyfishimin e të hyrave buxhetore, 3 milion e gjysmë apo 4 milion deri në fund të mandatit qeverisës.

Poashtu ka premtuar zvogëlimin e numrit të ministrive, duke thënë se nuk do ketë 18-19 ministri por vetëm 8 departamente siç i ka quajtur ai.

Premtim tjetër është mbështetja financiare nga ana e qeverisë për secilën ide të re biznesore.

Premtimet e Kusari-Lilës

Kryetarja e partisë së re Alternativa, edhe pse ka lidhur koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe AKR-në nuk është parë aq shumë në parafushatë, ndoshta për shkak të mungesës së kohës, pasi drejton komunën e Gjakovës.

Por, në disa takime që ka mbajtur në qytetin që udhëheq, ajo ka premtuar fuqizimin e gruas me ç’rast ka thënë se “shumë gra do të vijnë në vendet ku ju takojnë”.

Poashtu, ka premtuar përfaqësim të barabartë për personat me nevoja të veçanta në institucionet e shtetit dhe adresimin e kërkesave të këtyre personave.

Premtimet e Vetëvendosje-s, kandidatit për kryeministër, Albin Kurti

Edhe kjo parti ka bërë disa premtime të njëjta si dy koalicionet e lartcekura.

Kurti ka premtuar bërjen e ushtrisë por nuk ka dhënë një afat, derisa poashtu ka premtuar krijimin e vendeve të reja të punës, por nuk ka dhënë shifra.

Ka premtuar reduktim të numrit të ministrive, duke thënë poashtu se secila ministri do të ketë vetëm nga një zëvendësministër.

Premtim tjetër i tij është shpërbërja e Agjencisë së Privatizimit dhe në vend themelimin e të Fondit Sovran të Kosovës që sipas tij llogari do t’i jepte Kuvendit.

Poashtu ka thënë se nëse e zgjidhet në postin e kryeministrit do të themelojë Agjencionin  Zhvillimor që do të  koordinonte politikat zhvillimor.

Ka premtuar themelimin e Bankës Zhvillimore të Kosovës, që do të ofronte kushte të mira për kredi për ata ofrojnë potencial për zhvillimin e vendit.

Kurti ka premtuar edhe pagesën prej 10 euro për fëmijët nën moshën 15 vjeçare të familjeve të punëtorëve shëndetësor, arsimit, policisë dhe të atyre të papunë, këto shtesa ka thënë se do të paguhen në emër të nënës.

Ka premtuar edhe uljen e pagave të zyrtarëve të lartë të shtetit, me ç’rast ka thënë se asnjë pagë e zyrtarëve të lartë nuk duhet të jetë më e lartë se dyfishi i pagës mesatare.

Ka premtuar poashtu çlirimin e biznesit të vogël prej tatimeve të tepërta dhe zbatimin rigoroz të të drejtave të punëtorëve.

Kurti ka premtuar se pensioni minimal do bëhet 150 euro, derisa ka premtuar edhe hapjen e 160 çerdheve publike.

Kujtojmë se këto janë premtimet e bëra nga partitë ende pa nisur zyrtarisht fushata zgjedhore, dhe sigurisht ato pritet të shtohen ndjeshëm nga data 31 maj deri më 10 qershor, pra një ditë para votimeve. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Astrit Patozi sulmon me artileri të rëndë Bashën e Berishën: kanë pengje të parrëfyeshme!

Astrit Patozi sulmon me artileri të rëndë Bashën e Berishën: kanë pengje të parrëfyeshme!

Si të bëni krem kundra diellit në shtëpi me vaj kokosi

Si të bëni krem kundra diellit në shtëpi me vaj kokosi

Lugina madhështore e çajit në Indi (foto)

Lugina madhështore e çajit në Indi (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni