Në fillim të fjalës së tij në protestë, presidenti Meta, nën frymën e kauzës së tij për mbrojtjen e Kushtetutës, duke pretenduar se ajo po përdhoset nga mazhoranca, iu referuar faktit që Kushtetuta për të cilën ai përbetohet se “po e mbron nga puçistët”, është votuar me referendum në ’98-ës.
Neni dy i kushtetutës që ju votuat në referendum në 22 nëntor 98 thotë sovraniteti në republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”, tha Meta.
Ndërkohë, në shesh ishte njeriu që nxiti bojkotin e saj, ish-kreun demokrat Berisha.
Kujtojmë se Kushtetuta e 22 nëntorit ’98 u bojkotua nga opozita, e madje prej sa nuk ka patur e nuk ka as sot vendim politik që e njeh (mbas bojkotit).
E nga ana tjetër, presidenti që shenjtëron një Kushtetutë të bojkotuar, në emër të bojkotit parlamentit me djegie mandatesh si dhe të zgjedhjeve lokale, s’rresht së denoncuari parlamentin aktual, duke e cilësuar ilegjitim, e gjithashtu s’njeh 30 qershorin, e anulluar njëanshmërisht prej tij. /tesheshi.com/