Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Paradoksi i Berlinit: përse është kaq jo-funksional, kryeqyteti i ekonomisë më të fuqishme të Europës

by te Sheshi
04/12/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Paradoksi i Berlinit: përse është kaq jo-funksional, kryeqyteti i ekonomisë më të fuqishme të Europës

Në ndryshim nga kryeqytete të tjera europiane, Berlini vetëm merr e nuk shton në prodhimin e pjesës tjetër të vendit.

Në një udhëkryq në mes të Tegeler Forst, pjesës së pyllëzuar të veriperëndimit të Berlinit, vizitorët mund të admirojnë dritat e trafikut, më jetëgjatata në qytet. Ngritur në vitin 2013, pasi një makinë që u dogj shkatërroi shtyllën mbi të cilën ishin vendosur shenjat, duhej që ato të zëvendësoheshin nga një strukturë më e qëndrueshme brenda pak javësh. Kur një ligjvënës lokal pyeti qeverinë, përse katër vjet më pas, dritat nuk ishin rregulluar ende, ai mori një përgjigje interesante: për shkak të rregullave të ndryshuara, llogaritja nëse struktura e re do të rrëzohej ose jo, ishte shndërruar “në një punë shumë të madhe dhe të vështirë”. Qeveria nuk arrin dot ta specifikojë sesa kohë do të marrë e gjitha kjo, nga dritat provizore në një strukturë permanente.

Saga e dritave të trafikut hedh dritë në një problem më të gjerë. Berlini, kryeqyteti i ekonomisë më të suksesshme të Europës, qeveriset habitshëm keq. Aeroporti i ri, projekti më i bujshëm i qytetit, nuk arriti të hapej në datën e shtatë të përcaktuar radhazi dhe mund të mos hapet deri në vitin 2021, dhjetë vjet pasi duhej të ishte funksional. Niveli i papunësisë është ndër më të lartët në vend. Shkollat janë të pabesueshme. Gjykatat dhe policia janë kaq të ngarkuara saqë ende nuk janë mbledhur me qindra milionë gjoba dhe taksa, dhe qyteti nuk arriti të ketë të dhëna për Anis Amri, militantin që vrai 11 njerëz me një kamion Krishtlindjen e kaluar, pavarësisht paralajmërimeve për të, tre javë me herët.

Habitshëm për një kryeqytet, Berlini e bën më të varfër Gjermaninë. Pa të, prodhimi i brendshëm bruto i vendit, do të ishte 0.2 për qind më i lartë. Për krahasim: nëse Britania humbte Londrën, prodhimi i brendshëm bruto do të ishte 11.1 për qind më i ulët, Franca pa Parisin do të ishte 14.8 për qind më e varfër. “Dobësia ekonomike e Berlinit është unike mes kryeqyteteve europiane”, thotë Matthias Diermeier nga Instituti i Këlnit për Kërkime Ekonomike.

Mosfunksionimi i qytetit e bën edhe jetën e përditshme më të pakëndshme. Në disa lagje, rrugët janë vazhdimisht të mbushura me grumbuj plehrash, për të mos përmendur punimet në rrugë që në mënyrë të pashpjegueshme, kanë pak ose aspak progres. Regjistrimi i një makine të re mund të kërkojë disa javë kohë, duke e përjashtuar pronarin e ri nga një mjet transporti dhe sallat e shitjes së makinave nga furnizimi me mall të ri.

Këtë verë, çiftet e dëshpëruara udhëtuan jashtë qytetit për t’u martuar, pasi zyrat e bashkive me staf të reduktuar mund të ofronin data martesash vetëm pas disa muajsh në të ardhmen. “Eshtë e vështirë të mos kesh përshtypjen se qeveria e Berlinit ka një lloj mërie për qytetarët e vet”, thotë Lorenz Maroldt, botues i së përditshmes lokale “Tagesspiegel”, i cili shkruan një suplement për ngërçet administrative të qytetit. Vështirësitë e Berlinit janë pjesërisht pasojë e ndryshimeve strukturale. Kur qyteti u nda mes aleatëve fitimtarë, shumë kompani i lëvizën zyrat e tyre dhe uzinat drejt Gjermanisë Perëndimore. Si një bastion anti-komunist, Berlini Perëndimor u dynd rëndshëm, por nuk u bë një vend tërheqës për të nisur një biznes. Pas ribashkimit, kompanitë që ishin rivendosur në zonat industriale jugore në Gjermani, nuk kishin arsye të fortë për të lëvizur sërish. Në vend të tyre, qyteti tërhoqi bohemianë, të joshur nga qiratë e ulëta dhe numri i  lartë i uzinave dhe magazinave të braktisura që përbënin vende ideale për studiot dhe vendet e pritjes së artistëve. Këta banorë të rinj të stilit hipi, fitonin pak dhe paguan edhe më pak taksa. Në vitin 2003 Klaus Wowereit, ish-kryebashkiaku i qytetit, e përshkruante Berlinin si “të varfër, por seksi”.

Të ardhurat ekonomike të qytetit po përmirësohen. Doza e rëndë e masave të kursimit në fillim të viteve 2000, shmangu falimentimin. Biznesmenë të rinj kanë nisur të zhvendosen në depot e artistëve, duke e bërë Berlinin zonën e dytë më të madhe europiane për zhvillimin teknologjik pas Londrës. Imazhi i tij i ashpër e ngjyra-ngjyra, ka tërhequr turistët. Popullsia e qytetit po rritet.

Megjithatë, keqfunksionimi burokratik vazhdon. Një shkak është ndarja komplekse e përgjegjësive midis bashkisë së qytetit dhe lagjeve të tij. Kjo e bën më të lehtë për zyrtarët t’ia kalojnë fajin për përoblemet njëri-tjetrit pa ndërmarrë asgjë për t’i zgjidhur ato. (për kontrast, qytete si Mynihu apo Hamburgu e kanë centralizuar administratën e tyre për të përmirësuar dhënien e llogarisë). Që masat e kursimit u zbatuan në një mënyrë të vendosur, nuk ndihmoi. Por arsyeja kryesore, sipas asaj që beson botuesi Maroldt është kulturore, pasi Berlini po kthehet pas në damarin e vet historik anti-kapitalist dhe anti-teknokrat: “Ne kemi një dyshim të ruajtur thellë për çdo gjë që bie erë efikasitet dhe kompetencë”. Duke e braktisur këtë qëndrim, mund të ndodhë që jeta të bëhet më e lehtë në Berlin. Për disa, pa dyshim, do ta bënte jetën më pak interesante, po ashtu.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
4 aplikacionet që duhet të fshini tani nga iPhone-i juaj

4 aplikacionet që duhet të fshini tani nga iPhone-i juaj

A do të shkojë Behgjet Pacoll për vizitë në Beograd? Ja ç’thotë kreu i diplomacisë kosovare

A do të shkojë Behgjet Pacoll për vizitë në Beograd? Ja ç’thotë kreu i diplomacisë kosovare

Demarkacioni, Mustafa kërkon sqarim nga Haradinaj: ç’farë marrëveshje dërgove në Kuvend?

Demarkacioni, Mustafa kërkon sqarim nga Haradinaj: ç’farë marrëveshje dërgove në Kuvend?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni