Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Para inagurimit të Trump: përse betohen presidentët amerikanë

by te Sheshi
20/01/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Para inagurimit të Trump: përse betohen presidentët amerikanë

Ndërsa mesditën e 20 janarit, Donald Trump bën betimin për marrjen e detyrës si presidenti i Shteteve të Bashkuara, ceremoni që do të drejtohet nga shefi i Drejtësisë,  John Roberts, ka disa detaje që përsëriten çdo herë dhe që janë bërë tashmë simbole të ndërrimit të pushtetit në SHBA.

Me dorën e djathtë të ngritur lart dhe të majtën mbi dy Bibla, Trump do të thojë: “Betohem solemnisht”, (edhe pse ai ka gjithashtu opcionin ‘pohoj solemnisht’ me zgjedhje), “se do të ushtroj besnikërisht detyrën si president i Shteteve të Bashkuara, dhe do të bëj më të mirën sipas aftësisë sime të ruaj e mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë Donald Trump do të bëhet presidenti i 45 i SHBA-ve. Ai do të mbajë një fjalim inagurues, do t’i japë lamtumirën Barack Obamës dhe familjes së tij, do të hajë drekë në ndërtesën e Kapitolit dhe do të zhvillojë paradën përgjatë shëtitorës Pensilvania deri në Shtëpinë e Bardhë.

Fjalët e cituara më sipër ndodhen në nenin 2, seksioni i parë, klauzola 8 e Kushtetutës, e cila kërkon që presidenti të bëjë betimin “përpara se të nisë ushtrimin e detyrës”. Presidentët nga Xhorxh Uashingtoni deri tek Barack Obama janë betuar nën të njëjtën formulë me çdo ndryshim administrate dhe me çdo rizgjedhje.  (Pjesa më e madhe e presidentëve, kanë përdorur “ndaj më ndihmo o Zot”, në fund të betimit, edhe pse kërkesat e Kushtetutës nuk e përmbajnë këtë thirrje).

Zyrtarë të tjerë federalë janë të detyruar të bëjnë betimin, po ashtu, por është kongresi, dhe jo Kushtetuta që përcakton fjalët.

Betimi përpara marrjes së detyrës nuk është një shpikje amerikane. Anëtarët e Parlamentit në Britaninë e Madhe zotohen “të jenë besnikë dhe të ushtrojnë aleancë të vërtetë me madhërinë e saj, Mbretëreshën Elisabetë, trashëgimtarët e saj dhe pasardhësit, sipas ligjit”. Në Gjermani, një ministër federal premtoi “t’ia dedikonte përpjekjet mirëqënies së popullit gjerman… dhe të japë drejtësi për të gjithë”. Në Egjipt, presidenti betohet “ndaj Allahut të Madhërishëm” për “të mbrojtur sistemin republikan… dhe për të punuar për të mirën e popullit”.

Synimet etërve themelues sugjerojnë se pjesa qendrore e betimit presidencial është të zotohet për “ruajtur e mbrojtur Kushtetutën”.

Këto fjalë mungonin nga draftet e hershme (versionet nga korriku 1787 përfshinin vetëm frazën “të ushtroj besnikërisht”, pa referencë ndaj Kushtetutës), por kjo e fundit u bë temë kryesore në sytë e presidentëve që bënin betimin. Presidenti i tretë i Amerikës, Thomas Jefferson, uli pritshmëritë në adresimin e parë inagurues duke e deklaruar presidencën një “detyrë… përmbi talentet e mia”; “Fuqia kushtetuese” e qeverisë, deklaroi ai, “është spiranca e paqes sonë në shtëpi dhe e sigurisë jashtë kufijve”. Në vitin  1837, Martin Van Buren tha se “parimi që do të drejtojë në detyrën e lartë që më ka caktuar vendi si një zbatim strikt deri në detaj dhe në thelb të kushtetutës”.

Gati një shekull më pas, Franklin Delano Roosevelt e deklaroi “sistemin kushtetues të Amerikës… mekanizmin më të shkëlqyer dhe jetëgjatë që ka prodhuar bota moderne”.

Ka shenja se angazhimi i Trump ndaj Kushtetutës mund të mos karahsohet me ata të pararendësve të tij në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë fushatës dhe fazës tranzicionale pas zgjedhjeve, Trump ka dhënë disa deklarata që duken të vështira për t’u përputhur me dokumentin themelues të Amerikës.

Në një refuzim të hapur të ligjit të mirëpërcaktuar të Amendamentit të Parë – dhe një vendimi të Antonio Skalias, ish-gjyqtarit të ndjerë që ai e vlerëson – Trump tha se njerëzit që djegin flamurin amerikan do të burgosen apo do të humbasin shtetësinë e tyre. Ai gjithashtu apeloi për ligje më të lirshme që lejojnë paditjen e gazetave më lehtësisht dhe mbrojti përdorimin e torturës, e cila prej shumë kohësh mbahet se dhunon Amendamentin e Tetë. Disa akademikë thonë se betimi e pajis presidentin me një mjet për të mbrojtur prerogativat e detyrës së tij nga përplasjet me Kongresin. Por, të tjerë argumentojnë se betimi presidencial është dizenjuar për të shërbyer si një kontrollor i fuqive ekzekutive të shefit të Shtëpisë së Bardhë.

David Strauss, profesor në universitetin e Çikagos, vëren se betimet janë në thelb “kufizuese dhe jo fuqizuese”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Kryeministri i Malajzisë: vendet islame të organizohen për t’i dhënë fund persekutimit të pakicës muslimane të Mjanmarit

Kryeministri i Malajzisë: vendet islame të organizohen për t’i dhënë fund persekutimit të pakicës muslimane të Mjanmarit

Rama, një “çarçaf sqarues” për opinionin: e vërteta e votim-numërimit elektronik të opozitës

Rama, një “çarçaf sqarues” për opinionin: e vërteta e votim-numërimit elektronik të opozitës

Punonte në shtëpinë e tij, zbulon qytetin nëntokësor me 18 kate (foto)

Punonte në shtëpinë e tij, zbulon qytetin nëntokësor me 18 kate (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni