Ambasadori i parë i emëruar i Emirateve të Bashkuara Arabe në Izrael mbërriti sot në Tel Aviv.
“Ambasadori i parë nga Emiratet, Mohammad Mahmoud Al Khajah, mbërriti në aeroportin Ben Gurion,” tha portali The Israel, i cili është i lidhur me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.
Al Khajah u emërua ambasadori i parë i Emirateve të Bashkuara Arabe në Izrael muajin e kaluar.
Nga ana tjetër, Izraeli ka caktuar Eitan Na’eh si shefin e misionit të përkohshëm diplomatik në Dubai.
Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit nënshkruan një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve më 15 shtator të vitit të kaluar, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ceremonia në Shtëpinë e Bardhë provokoi kritika të ashpra nga udhëheqja palestineze, e cila tha se normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin ishte një tradhti e çështjes palestineze.
Bojkoti i Izraelit ka qenë pozicioni i përbashkët i vendeve arabe për shumë vite për shkak të pushtimit izraelit të territorit palestinez. Emiratet e Bashkuara Arabe ishin të parët që u tërhoqën nga marrëveshja vitin e kaluar, pasuar nga Bahreini. /tesheshi.com/