Papa Françesku e quajti sovranizmin “një politikë burgu që çon në luftë”, duke vlerësuar se populizmi ka një diskurs të ngjashëm, raporton France-Presse, pjesë e intervistës së Papës në gazetën italiane La Stampa.
“Sovraniteti është izolim. Unë jam i shqetësuar kur dëgjoj deklarata që na kujtojnë Hitlerin e vitit1934, deklarata që fillojnë me fjalët ‘Ne në radhë të parë’ (…) Këto janë mendime që trembin”, tha Papa, duke mos përmendur në mënyrë specifike një vend apo udhëheqës. .
“Çdo vend duhet të jetë sovran, por jo i mbyllur. Sovraniteti duhet të mbrohet, por marrëdhëniet me botën gjithashtu duhet të mbrohen”, tha Papa Françesku.
Sa i përket populizmit, tha ai, është i njëjti ligjërim kur bëhet fjalë për sovranitetin.
Papa beson se Evropa përfaqëson “unitetin” dhe se “ajo nuk duhet të ndahet”. /tesheshi.com/