Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ANALIZE/ Papa, Patriarku dhe pak…Putin

by te Sheshi
16/02/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
ANALIZE/ Papa, Patriarku dhe pak…Putin

Pope Francis (L) reaches to embrace the head of the Russian Orthodox Church, Patriarch Kirill during a historic meeting in Havana on February 12, 2016. Pope Francis and Russian Orthodox Patriarch Kirill kissed each other and sat down together Friday at Havana airport for the first meeting between their two branches of the church in nearly a thousand years. AFP PHOTO / POOL - Gregorio Borgia / AFP / POOL / GREGORIO BORGIA (Photo credit should read GREGORIO BORGIA/AFP/Getty Images)

Nga Reid STANDISH & Benjamin SOLOWAY*

Traditat mes katolikëve romanë dhe ortodoksëve u ndanë pothuajse njëmijë vjet më parë – përpara se ndonjëri në Kubë të njihte krishtërimin, përpara se ndonjëri në Europë  të njihte Kubën e përpara se Rusia, e jo më një seksion i kishës ortodokse ruse, të ekzistonte.

Por, pasditen e së premtes së kaluar, një skenë e pazakontë u shfaq në aeroportin ndërkombëtar José Martí në Havana: papa Francesku dhe patriarku Kirill, krerët respektivë të kishës katolike romane dhe kishës ortodokse ruse, u përqafuan dhe u puthën dhe u takuan për dy orë përpara se të dilnin me një deklaratë të përbashkët prej 30 pikash të fokusuar në të ardhmen e krishtërimit në Europë, në rrezikun për të krishterët në Lindjen e mesme si dhe për ndasitë mes dy kishave sa i takon Ukrainës.

Përse në Kubë? Pjesërisht për shkak se ishulli i Karaibeve shërben si territory neutral për të dyja kishat, për shkak të lidhjeve të forta me katolikët, por edhe lidhjen e ngushtë me Moskën që vjen prej periudhës sovjetike. Por, vendi që së fundmi riktheu marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, gjithashtu shërben si shembull i rolit zgjerues që papa Francesku ka marrë së fundmi në çështjet e diplomacisë ndërkombëtare. (Francesku luajti një troll kyç në riafrimin mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara, duke mundësuar bisedime sekrete mes dy vendeve në Vatikan). Kështu pra është një vendndodhje që shkon për shtat për një tjetër riafrim, një riafrim që ka të bëjë po aq shumë me gjeopolitikën sa ka të bëjë me doktrinën fetare, dhe me dy vende në veçanti: Lindjen e Mesme dhe Ukrainën.

Në krye të listës: të dyja si Moska ashtu edhe Roma kanë ngritur zërin për masakrimin e të krishterëve që jetojnë në Irak dhe në Siri. Kur u njoftua takimi mes Franceskut dhe Kirillit, Metropolitan Illarion, shefi i politikave të jashtme të kishës ortodokse ruse (një post që e ka mbajtur edhe Kirilli vetë dikur) u tha gazetarëve se “situata në Lindjen e Mesme, në Afrikën e Veriut dhe atë Qendrore dhe në rajone të tjera ku ekstremistët po kryejnë genocid ndaj të krishterëve, kërkon veprim të menjëhershëm dhe një bashkëpunim edhe më të ngushtë midis kishave të krishtera.

Nëse të krishterët në rajon përballen me genocidin, është çështje diskutimi në rrethet politike, nga Bagdadi në Uashington, por të dyja kishat, si ajo katolike, ashtu edhe ajo ortodokse bien dakord për këtë. Sipas Open Doors USA, një organizatë kristinane, 7,100 të krishterë janë vrarë në vitin 2015 për arsye të lidhura me besimin, “sidomos në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut ku janë vrarë 3 mijë njerëz më shumë se një vit më parë”.

Sidoqoftë, Moska dhe Roma nuk i kanë besim njëra-tjetrës kur vjen puna tek politika në rajon. Kisha ortodokse ruse është e zëshme ne mbështetjen për fushatën ushtarake ruse në Siri. “Lufta ndaj terrorizmit është një betejë e shenjtë dhe sot vendi ynë është ndoshta forca më aktive në botë”, tha një zëdhënës i kishës. Vatikani ka një pikëpamje tjetër. Papa Francesku ka apeluar për një zgjidhje paqësore për konfliktet në Siri dhe në Irak. “Komuniteti ndërkombëtar duket i paaftë të gjejë zgjidhje të përshtatshme ndërkohë që trafikantët e armëve vijojnë të arrijnë synimet e tyre”, th ai.

Edhe pse nuk është tërësisht e qartë sesi këto marrëdhënie të rinovuara mes kishave mund të përmirësojnë realitetin për të krishterët sirianë në terren, kisha Katolike i ka dhënë zë interesit për bashkëpunim më të ngushtë. Por lidhjet më të ngushta kanë edhe rreziqe, gjithashtu. “Duke takuar një kishë që fuqishëm ka mbështetur strategjinë ruse në Siri, Vatikani mund të sinjalizojë padashje miratimin e vet”, thotë Frank Synsyn, studiues në Universitetin e Albertas për “Foreign Policy”.

“E vlerësoj faktin që papa është i shqetësuar për Lindjen e Mesme, por pjesa tjetër e kohës së zgjedhur është shumë e keqe”, thotë Synsyn. “Përfundimisht, i jep besueshmëri lëvizjeve të Putin në Siri”.

Për më shumë, fokusi për gjendjen e të krishterëve në Lindjen e Mesme është një fitore e marrëdhënieve publike të kishës ortodokse ruse, e cila po përpiqet të sheshojë pozicionin në Rusi duke e paraqitur veten si mbrojtëse të kristianëve të persekutuar në të gjithë botën. “Ky takim u lejon atyre të luajnë një rol të madh publik dhe ta shesin kështu në Rusi”, thotë John Burgess, professor në seminarin teologjik të Pittsburgh.

Nëse dialogu i së premtes synon të ngrejë në nivele të reja bashkëpunimin në Lindjen e Mesme, ai gjithashtu synon të minimizojë efektet e tensioneve të gjata midis dy kishave në Ukrainë, një zonë ku diferencat fetare e kishtare janë të mëdha.

Kisha ortodokse ruse e sheh Ukrainën si një bazë të rëndësishme ortodokse: aty ndodhen gati gjysma e manastireve të kishës ortodokse ruse dhe është një fushëbetejë kyçe për të mbajtur dhe rritur rëndësinë e Moskës jashtë Rusisë.

Por marrëdhëniet janë komplikuar nga lufta që vijon: afërsia e Kirillit me Kremlinin ka dëmtuar pozicionin e kishës ortodokse në Ukrainë dhe e ka lënë patriarkun me një shteg të ngushtë manovrimi midis mbështetjes për politikat e Putinit dhe mosshfaqjes i pandjeshëm ndaj qeverisë ukrainase dhe shqetësimit të publikut në këtë vend. Pas revolucionit të Majdanit, një numër i madh ukrainasish ndryshuan aleancë nga kisha ortodokse ruse tek kisha ortodokse e Ukrainës nën Patriarkun e Kieviy, që nuk është në varësinë e Kirillit dhe as të Vatikanit, por i pavarur.

Kjo kishë luajti rolin e saj në mbështetje të protestave që rërzuan ish-presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych në Shkurt 2014 (por nuk duhet të ngatërrohet me kishën ortodokse ukrainase që i ka sytë nga Moska).

Shkon kundër këtij sfondi që konfliktualiteti midis Vatikanit dhe kishës ortodokse ruse për gati 5 milionë katolikët grekë të Ukrainës ka marrë përmasa më të mëdha.

Kisha katolike greke ukrainase u themelua në vitin 1596 kur një grup besimtarësh ortodoksë bënë aleancë me Romën. (Anëtarët e saj sërish praktikojnë ritet e të krishterëve ortodoksë). Kisha ortodokse akuzoi atë katolike se i kishte vjedhur besimtarët-  dhe për shkak se edhe ndërtesat e kishave ndryshuan drejtim dhe pronar – ndjenjat e këqija mes tyre kanë vijuar prej asaj kohe.

Pavarësisht madhësisë së vogël, ksiha katolike greke e Ukrainës ka luajtur një rol të madh në politikë: gjatë Bashkimit Sovjetik, kisha mbështeste disidentët dhe më pas u bë simbol i nacionalizmit ukrainas pas pavarësisë në vitin 1991. Gjatë protestave të viteve 2013 dhe 2014 kundër Janukoviçit, kisha katolike greke ukrainase mbështeti protestuesit. Por qëndrimi i saj politik e ka vendosur disa herë në kundërshti me prioritetet politike të Romës.

“Katolikët grekë në Ukrainë po shpresonin për më shumë mbështetje nga Vatikani pas protestave në shesh”, thotë Burgess. “Tashmë, ka frikë se Vatikani po shtrin dorën drejt Moskës”.

Ndërsa shanset janë zero që takimi i së premtes të zgjidhë konfliktin për këtë çështje, ai mund të shtrojë terrenin për dialog të ardhshëm në lidhje me statusin e pronave kishtare.

Kirill shpreson të përdorë takimin me Franceskun si një shans për të pohuar ndikimin e kishës ortodokse ruse brenda familjes së krishterënë prag të këshillit panortodoks që mbahet në qershor, takimi i parë mes disa kishave ortodokse që zhvillohet në më shumë se 1 mijë vjet. Patriarkana e Stambollit është “e para mes të barabartave” në ortodoksi, por rreth dy të tretat e të krishterëve ortodoksë janë rusë.

Përveç Ukrainës, ndasitë mes kishave katolike e ortodokse janë më së shumti kulturore, liturgjike dhe teologjike. Por arsyet për takimin e së premtes janë më së shumti politike. Një mijë vjet pasi palët u ndanë, atët e shenjtë dhe patriarkët ende kanë rol për të luajtur si liderë politikë në skenën botërore.

* Reid STANDISH, Benjamin SOLOWAY janë editorialistë të “Foreign Policy”. Artikulli është botuar në këtë revistë prestigjioze.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?
Bota & Rajoni

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025
Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës
Bota & Rajoni

Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

12/05/2025
Next Post
Dorhiqet rektori i Universitetit të Prishtinës Ramadan Zejnullahu, i “lë” një letër publikut

Dorhiqet rektori i Universitetit të Prishtinës Ramadan Zejnullahu, i “lë” një letër publikut

Vdes Boutros-Ghali, i vetmi arab në krye të OKB-së

Vdes Boutros-Ghali, i vetmi arab në krye të OKB-së

Ndihmësi i Benitez-it: Zidane është i njejtë me Rafa-n

Ndihmësi i Benitez-it: Zidane është i njejtë me Rafa-n

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni