Dhjetëra mijëra katolikë u mblodhën të martën në Abu Dhabi për të dëgjuar mesazhet e Papa Françeskut, i pari Papë në histori që viziton Gadishullin Arabik.
I impresionuar nga ajo ç’farë pa në vendin arab, zhvillimin mahnitës, Papa tha se Zoti bën mrekullira kudo.
“Zoti mund t’i mundësojë njeriut të hapë rrugë dhe në shkretëtirë”, tha kreu i Vatikanit.
Duke iu drejtuar masës së madhe njerëzore, përgjithësisht emigrantë nga vendet e Azisë e të besimit katolik, Papa përmendi sakrificën e tyre emigratore.
“Nuk është e lehtë për ju të jetoni larg shtëpisë, larg të dashurve tuaj”, tha Papa, duke u dhënë kurajo me shembullin e St. Antun Opat, i cili jetoi vetmuar.
Gjatë vizitës, Papa dënoi luftërat fetare, veçanërisht luftën në Jemen dhe kërkoi bashkëpunim më të madh midis të krishterëve dhe muslimanëve. /tesheshi.com/