Kreu i Vatikanit, Papa Françesku, ka mbërritur në Ishullin Lesbos ku po takon nga afër refugjatët e stacionuar në Greqi.
Ky udhëtim i tij drejt zonave të dhimbjes, pra kampeve me refugjatë, është një mesazh për të treguar mbështetjen e tij ndaj eksodit.
Papa tha se udhëtimi i tij dëshmon katastrofën më të rëndë humanitare që prej Luftës së Dytë Botërore.
Në Lesbos Papa u prit nga kryeministri Tsipras dhe nga kreun e kishës ortodokse, patriarku ekumenik Bartolomeu, ku të tre së bashku përcollën një mesazh humanizmi duke vizituar qendrën e pritjes dhe regjistrimit të emigrantëve në ishull.
Prej sa ka nisur drama e refugjatëve, vizita e Papa Françeskut tek kampet e tyre përbën aktin më të lartë të interesimit për vuajtjen dhe mbarëvejtjen e çështjes së tyre nga një figurë e përmasave botërore. /tesheshi.com/