Papa Françesku po u kërkon qeverive të punësojnë më shumë infermierë dhe të investojnë në kushtet e tyre të trajnimit dhe punës, duke thënë se pandemia COVID-19 ka treguar “mangësi të shumta” në mënyrën se si qeveritë ofrojnë kujdes mjekësor për njerëzit e tyre.
Papa përshëndeti “guximin dhe përkushtimin” e infermierëve dhe tha se puna e tyre me “rëndësi thelbësore” ishte konfirmuar gjatë pandemisë. Ai publikoi një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe 200-vjetorit të lindjes së Florence Nightingale, themeluesit të infermierisë moderne.
Papa Françesku vuri në dukje se shumë motra vdiqën gjatë pandemisë. Ai u bën thirrje udhëheqësve botërorë “të investojnë në shëndetësi si një e mirë parësore publike, duke forcuar sistemet e saj dhe duke punësuar më shumë infermierë, të sigurojnë një kujdes të duhur për të gjithë, duke respektuar dinjitetin e çdo personi”. /tesheshi.com/