Një përqafim dhe një takim që zgjati rreth 25 minuta: Papa Francesco ka takuar Imamin e madh të Al Azhar Ahmed al Tayeeb. “Takimi është mesazhi”, ka thënë Papa, duke shtuar se vetëm fakti që është organizuar ky takim, ka një kuptim të veçantë në vetvete.
Imami shoqërohej në Vatikan nga 8 persona. Në delegacion ishte edhe Kardinali Jean-Lui Toran, kryetari i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar.
Imami i Madh Ahmad al-Tayyeb është autoriteti më i lartë i Islamit sunit, në të cilin bëjnë pjesë 90% e myslimanëve në të gjithë botën. /tesheshi.com/