Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Panucci: Turqia, superiore ndaj nesh, por…

by te Sheshi
17/03/2019
in Sport, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Panucci: Turqia, superiore ndaj nesh, por…

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, doli para gazetarëve për të prezantuar përbërjen e skuadrës para dy ndeshjeve të para kualifikuese për “Euro 2020”, ato kundër Turqisë e Andorrës, këtë muaj. Ai u shpeh i bindur se kundër Turqisë mund të merret rezultati pozitiv, edhe pse e pranon se kundërshtari është më i fortë.

Çfarë prisni ndryshe, duke qenë se keni premtuar ndryshime?

Sjellja në fushë po, ajo duhet ndryshuar. Edhe taktikisht do të bëjmë pak ndryshime, kemi rikuperuar disa lojtarë dhe diçka do ta ndryshojmë. Mund të luajmë me 4-3-3 ose me 3-5-2, të shohim. Nuk do të luajmë thjesht në mbrojtje, por kam kuptuar që kam gabuar. Sa më shumë hapemi në fushë, aq më shumë probleme kemi.

A jeni i kënaqur me skuadrën, pas kthimit të shumë lojtarëve?

Jam i kënaqur me këta 23 lojtarë që kemi, mund të vijnë të tjerë. Kisha grumbulluar Cikalleshin, por ai u dëmtua, është edhe Ndoj i dëmtuar, Binaku ka probleme muskulore. Kthehet Abrashi, kthehet Ajeti, Grezda më në fund u kthye në fushë dje, edhe pse ndoshta nuk ka 90 minuta në këmbë. Kaçe po luan rregullisht, është kthye në kombëtare, ndërsa më parë nuk luante. Ka shumë futbollistë shqiptarë nëpër Europë që nuk luajnë rregullisht dhe ky grup luan mjaftueshëm. Kemi Qosen që vjen në kombëtare, e kam ndjekur gjatë gjithë dimrit, të tjerët janë të njëjtët. Mavraj është i pezulluar, të shohim si është Sadiku, sepse është shumë i rëndësishëm për ne.

Çfarë duhet të bëjë Bare më shumë, për të luajtur në kombëtare? 

Ç’lidhje ka Bare, është gjë miku yt? Do shkoj ta shoh, se është edhe Marbella afër. Mund të jenë shumë të tjerë që mund të vijnë në kombëtare.

Planet janë për ndeshjen e radhës, apo për gjithë eliminatoret?

Duhet të shohim vetëm ndeshjen e radhës, sepse kam parë që këtu kalohet lehtë në eufori. Jam i bindur se mund të bëjmë diçka speciale, përndryshe iki. Thjesht duhet të jemi të qetë dhe të përulur, sepse më duket se 2016 nuk u ka bërë mirë disa njerëzve. Jam i bindur që mund të bëjmë shumë mirë ndaj Turqisë, mund të provojmë të fitojmë.

Vrushaj e Durmishaj na braktisën. Po me Tahiraj e Seferi, a ka pasur kontakte?

I kemi nën vëzhgim, janë në planet tona për të ardhmen. Vrushaj e Durmishaj kanë bërë zgjedhjen e tyre, kanë ikur te Greqia.

Lenjani, pse mungon këtë radhë?

– Sepse janë Binaku dhe Aliji.

Duket sikur kemi pak zgjedhje nga krahët…

– Jo, kemi shumë lojtarë nga krahët, kemi Grezdën, Uzunin, kemi mbrojtësit e krahut që janë të aftë të luajnë edhe më përpara.

Mbrojtja, si do ndryshojë, duke qenë se kemi pësuar shumë gola kohët e fundit? 

Problemi ka qenë mënyra e lojës. Do jemi më kompaktë dhe do e ndihmojmë mbrojtjen me mënyrën si luajmë. Gjimshiti luan tek Atalanta, Hysaj te Napoli dhe Ismajli te Hajduk Split. Formacioni? Do luajmë 4-4-2 (qesh.). Do e ndryshoj gjatë gjithë javës”.

Si e shihni Turqinë, sa e njihni?
Është një skuadër e fortë, superiore ndaj nesh. Sapo ka ndërruar trajner. Duhet të tregohemi më të fortë për ta mundur, por kam besim te djemtë e mi, mundohem të jem gjithnjë pozitiv dhe besoj se mund të fitojmë. Mungon Under te Turqia, është një lajm i mirë për ne, por duhet të shohim si do luajë Turqia, sepse trajneri i ri luan zakonisht 4-2-3-1. Megjithatë, mendoj më shumë për ekipin tim. I kam idetë e qartë çfarë duhet të bëjmë, duhet të luajmë lojën tonë, por natyrisht do ketë ndryshime në skemë nga Turqia tek Andorra.

Berisha apo Strakosha, për portën?

Kur bëj formacionin, zakonisht dy të parët nuk i gaboj kurrë. Berisha apo Strakosha, dhe pastaj Hysaj. Kam ende dyshime aty, të shohim. Mbrojtjen pak a shumë e morët vesh, e thashë më sipër.

A ka lojtarë për kombëtaren Kategoria Superiore?

Shumë e vështirë, kampionati shqiptar i jep shumë pak kombëtares. Kampionati çon lojtarë jashtë dhe më pas më të mirët vijnë në kombëtare. Realiteti është i tillë, edhe pse i ndjekim të gjithë.

Abrashi, sa i rëndësishëm është për ne?

Është lojtar me peshë, me shumë eksperiencë. Na duhet shumë forca e tij, tërbimi, agresiviteti. Duhet ta kemi të qartë kush jemi ne.

Durmishaj, mos ndoshta duhej të luante pak minuta sa për ta djegur, si Vrioni?

Këtë radhë grumbullova vetëm 2 sulmues. Vrioni është shumë i rëndësishëm dhe ka të ardhme të shkëlqyer, thjesht i duhet të piqet. Durmishaj është lojtar i ngjashëm, të shohim sa do luajë për Greqinë. Vendimi i tij duhet respektuar, çdokush bën atë që do, por problemi është që në fillim thonë “po”, pastaj “jo”, pastaj dërgon ndonjë mesazh dhe përgjigjet menaxheri. Këta lojtarë që bëjnë kështu nuk do bëhen kurrë lojtarë të vërtetë. Një lojtar i vërtetë e thotë me bindje “po”, “jo”, nuk qurravitet.

Marrë nga Telesport

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”
Kulturë

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Next Post
“Rikthehet” dyshja Bushati – Kotzias: mall dhe komplimenta për njëri-tjetrin

“Rikthehet” dyshja Bushati – Kotzias: mall dhe komplimenta për njëri-tjetrin

Procedimet policore për dhunën në protestë, Basha: asgjë s’na ndal!

Procedimet policore për dhunën në protestë, Basha: asgjë s’na ndal!

Amazon largon librat që promovojnë “shërimin” e autizmit dhe lëvizjen anti-vaksinim

Amazon largon librat që promovojnë “shërimin” e autizmit dhe lëvizjen anti-vaksinim

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni