Një panterë e zezë u pa të ecte në çatitë e qytetit të Armentier në Francën veriore, jo larg Lille.
Pamjet e ofruara nga banorët e qytetit, e tregojnë kafshën se si ecën e qetë në përvazet e dritareve apo ulluqe, duke bredhur dhe nëpër çati.
Ka qenë ndërhyrja e një ekipi zjarrfikësish dhe veterinarësh, të cilët bënë të mundur kapjen e saj dhe futjen më pas në një kafaz, raporton Sky News.
Nuk dihet nga erdhi pantera dhe asnjë sosh nuk është raportuar të ketë dalë nga ndonjë kopsht zoologjik.
Një banor i Armentier, i cili nuk dukej i shqetësuar, i tha një gazete lokale: “Është e bukur. Është e shkëlqyer ta shohësh atë live”. /tesheshi.com/