Kuvendi i Kosovës zhvilloi sot seancën e parë normale pas shumë kohësh, gjatë së cilës opozita nuk hodhi as gaz lotësjellës, e as bllokoi punimet, por nxori pankarta të shkruara në anglisht.
Opozita, e cila e theu vendimin për të bllokuar çdo veprim të Kuvendit dhe të institucioneve qeveritare, nuk qëndroi indiferente në seancën e sotshme të Kuvendit, në të cilën presidenti austriak, Fischer, mbajti një fjalë para deputetëve.
Deputetët e opozitës shpalosën dy pankarta përballë foltores së Kuvendit, nga ku presidenti austriak po u drejtohej deputetëve dhe kabinetit qeveritar, në të cilat shkruhej:
“Mjaft me heshtjen e hegjemonisë serbe”, dhe, “Ruaje shpinën zotëri president, gënjeshtarët dhe të korruptuarit qëndrojnë pas jush”. /tesheshi.com/