Një shpërthim gazi që pasoi me zjarr ka shkatërruar një laborator rus të “bio-armatimit” ku janë ruajtur viruset më infektivë në botë.
Qendra Shtetërore e Kërkimit të Virologjisë dhe Bioteknologjisë ka thënë se një cilindër shpërtheu në laboratorin i cili është një nga dy vendet kryesore në botë për të grumbulluar virusët e mëdhenj.
Shpërthimi pason një seri shpërthimesh në bazat e armëve top-sekrete në muajt e fundit. Sëmundje të tjera mjaft vdekjeprurëse që ruhen atje përfshijnë Murtajën Bubonike, Antraksin dhe Ebolën.
E gjendur në Koltsovo, në rajonin Novosibirsk të Siberisë, vendi i quajtur Instituti Vektor mendohet të jetë pikënisja ku u zhvilluan armët biologjike. Rreth 13 motorë zjarri dhe 38 zjarrfikës hynë në ndërtesën gjashtë-katëshe, pasi u kuptua se cilat mund të ishin implikimet e tragjedisë.
Mediat ruse raportuan se situata u shndërrua nga një emergjencë e zakonshme në një incident të madh”. Pas shpërthimit, një punëtor mbeti me djegie të shkallës së tretë. Detaje të mëtejshme janë të paqarta.
Rreziku për publikun nga ndotja biologjike është minimizuar. Mediat shtetërore ruse raportuan se incidenti nuk paraqet ndonjë kërcënim biologjik ose ndonjë kërcënim tjetër për popullatën, por kjo nuk mund të vërtetohet. /tesheshi.com/