Ka qenë traumatik mëngjesi i sotëm në Londër, pasi një automjet u përplas me godinën e parlamentit britanik, e ku për pasojë u plagosën disa kalimtarë rasti.
“Njeriu që drejtonte makinën u ndalua shpejt nga oficerët e policisë dhe disa njerëz u plagosën. Policia është ende në vendin e ngjarjes”, u tha nga autoritetet e rendit në Londër, pa u dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e personit apo arsyet.
Një njeri që ishte dëshmitar në vendngjarje, tha se gjithçka ishte “shumë, shumë dramatike”.
Ndërsa korrespondenti i Euroneës / NBC, Vincent McAviney, postoi një video nga vendi i ngjarjes pas sulmit. Videoja tregon automjetet e policisë me shpejtësi të lartë dhe policët që vrapojnë drejt makinës së incidentit. /tesheshi.com/
Breaking: Big armed police response to car which has cashed into Parliament barriers we are now being moved back pic.twitter.com/rYAqExq6rn
— Vincent McAviney (@VinnyMcAv) August 14, 2018