Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Pandora Sigma”: dosja e UNMIK-ut për krimet serbe dhe mëkatet e ndërkombëtarëve në gjykimin ndaj tyre

by te Sheshi
24/01/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
“Pandora Sigma”: dosja e UNMIK-ut për krimet serbe dhe mëkatet e ndërkombëtarëve në gjykimin ndaj tyre

Shaip Canhasi, të enjten, në varrezat e qytetit të Vushtrrisë po pastronte varrin e bashkëshortes së ndjerë, Remzijes, që u vra para 16 viteve në veri të Mitrovicës nga grupe serbësh.

Shaipi

Nata ndërmjet datës 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000,  ishte e kobshme 10 shqiptarë që u vranë nga grupe të organizuara serbe, ku 25 të tjerë u plagosën, së bashku dhe me 93 të tjerë që lënduan rëndë nga rrahjet.

Me këtë rast 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 persona u dëbuan dhunshëm përgjatë gjithë muajit shkurt të atij viti nga veriu i Mitrovicës për në jug të qytetit të ndarë.

Grupe serbësh, brenda një nate iu vërsulën familjeve shqiptare që jetonin në pjesën veriore të Mitrovicës, duke vrarë 10 shqiptarë të gjithë brenda në shtëpitë dhe banesat të tyre.

Shaipi që po vizitonte varrin e së shoqes në Vushtrri, tha se nuk do ta harronte kurrë atë natë, kur 6 plumba nga një armë pa zë, e lanë të vrarë bashkëshorten e tij, Remzijen.

“Isha në korridor së bashku me gruan dhe një polic ndërkombëtar të UNMIK-ut, kur një turmë njerëzish shtinë 6 herë nga një armë pa zë dhe gruaja ime ra përtokë e vdekur. Vrasësit thyen dyert dhe u futën brenda, ndërsa polici i UNMIK-ut që ishte qiraxhi tek unë, bërtiste: UNMIK-UNMIK”, kujton Shaipi.

Ai tash jeton i vetmuar në banesën e tij në pjesën jugore të Mitrovicës dhe i mllefosur nga fakti se vrasësit ende janë të lirë, pasi ata që u arrestuan në 2014-ën të enjten u shpallën të pafajshëm dhe u liruan.

“Nuk ka drejtësi nga të huajt. Institucionet e Kosovës nuk interesohen për këtë çështje, sepse kanë frikë mos këta të huajt po u thonë se janë ekstremistë”, thotë Shaipi.

Portali tesheshi.com, ka siguruar një dosje të punuar nga policia e UNMIK-ut përkitazi me vrasjet e 10 shqiptarëve në fillim të muajit shkurt të vitit 2000, si dhe për vrasje të disa shqiptarëve të tjerë gjatë luftës në Kosovë s dhe për strukturën komanduese të MUP-it dhe BIA-së që kanë vepruar gjatë vitit 2000 në Kosovë.

Në dosjen e titulluar “Pandora Sigma”, është shkruar për secilin rast vrasjeje dhe kush janë të dyshuarit. Veç tjerash, zyrtarët policorë të UNMIK-ut lidhur me vrasjen e Nderim Ajetit dhe Nerimane Xhakës, kanë si të dyshuar kryesor ish-kreun e KNS-së dhe tani liderin politik nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, që të enjten është liruar nga kjo akuzë, si dhe ish-kreun e MUP-it në veri, kolonelin Dragan Delibashiq.

Zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicës, në lidhje me vrasjet e 3-4 shkurtit në veri të Mitrovicës, i kanë thënë portalit tesheshi.com se të gjitha këto raste janë hetuar nga policë dhe prokurorë ndërkombëtarë, atëherë të UNMIK-ut.

“Ne vendorët nuk kemi pasur qasje në këto hetime, gjyqtarët kanë përfunduar misionin e tyre në Kosovë dhe besojmë se lëndët i janë dorëzuar EULEX-it”, i tha një burim  portalit tesheshi.com nga Prokuroria.

Sipas burimit, Prokuroria e Mitrovicë, në duart e saj ka patur vetëm një lëndë, atë të çiftit, Nezir e Shqipe Voca, të vrarë gjatë kësaj nate.

“Lëndë kjo që ka një fletëparaqitje kundër personit N.N, dhe këtë lënde ia kemi kthyer policisë që t’i gjejnë dorasit”, ka thënë burimi duke shtuar se përgjigje nuk është marrë asnjëherë rreth kësaj çështje.

Ndërkaq, një familjar i Nerzirit dhe Shqipes, ka deklaruar se të dy të afërmit e tij kanë qenë të qëlluar në kokë me nga dy plumba.

“Edhe pas 16 viteve nuk ka asnjë lajm nga drejtësia apo policia”, thotë ai duke përmendur  emrat Rade Kastratoviq dhe Danilo Trebjeshanin si vrasës të kushëririt dhe gruas së tij.

Sipas burimit, rastet në të cilat të dyshuarit janë ditur me emra dhe mbiemra janë marrë nga prokurorët ndërkombëtarë, ndërsa vendorët nuk dinë se çka ka ndodhur me to.

Në anën tjetër, zyrtarë të Gjykatës të Mitrovicës, theksojnë se në gjykatë nuk ka lëndë të iniciuara e as të proceduara për këto raste.

Sipas tij, për Muharrem Sokolin, njëri nga të vrarët, ka pasuar një procedurë gjyqësore, ku janë arrestuar tre veta dhe më pas janë liruar nga gjykatësi ndërkombëtar dhe është marrë aktgjykim lirues me numër vendimi P-45-02 dt: 04.09 2002.

“Të gjitha lëndët për këto raste kanë mbetur në objektet e gjykatave në veri”, është shprehur mes tjerash burimi i portalit tesheshi.com nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Ndërsa zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, në lidhje me këto ka theksuar se të gjitha këto vrasje, dëbime të popullatës dhe plagosje janë hetuar nga policia e UNMIK-ut. Edhe pas shkuarjes së këtij misioni, lëndët asnjëherë nuk i janë dorëzuar policisë së Kosovës.

Burime tjera të portalit tesheshi.com nga policia dhe prokuroria të cilat flasin me kushte të anonimitetit, thonë se kohë më parë është dashur që të arrestoheshin tre persona dhe ata t’i dorëzohen prokurorisë, por deri më tani për shkaqe politike një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sipas këtyre burimeve, disa raste janë dorëzuar prokurorisë dhe gjyqësisë, por nuk ka ndonjë të dhënë se çka ka ndodhur me to. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se për rastin e Muharrem Sokolit, gjyqi ka përfunduar dhe i akuzuari është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga gjyqtari ndërkombëtar i UNMIK-ut, Timothy Clayson.

Ndryshe, në vitin 2002 për këtë rast është dhënë kërkesa për zbatimin e hetimeve kundër tre të dyshuarve:  Stevo Zhigiq, Sergej Zhaporozhec dhe Boris Janicieviq, por më vonë prokurori ndërkombëtar Michael Hartman ka hequr dorë nga ndjekja e Zhaporozhevacit dhe Janiçieviqit.

Sipas burimit, Muharrem Sokoli ishte rrahur nga një grup serbësh deri në humbjen e vetëdijes, ndërsa që më pas i ishte hedhur edhe një bombë që ia kishte marrë jetën, ndërkohë që për rastin e Nderim Ajetit dhe Neriman Xhakës kanë ekzistuar fletëparaqitjet penale kundër të dyshuarve: ish-kryepolicit të Serbisë në Kosovë, Dragan Delibashiq; Oliver Ivanoviqit, ish-shefit i KNS-së për veriun e Kosovës gjatë vitit 2000; si dhe të dyshuarve Ilija Vujaciq, Nebojsha Vujaciq, Sllobodan Mitrovic dhe Sasha Llazareviq.

Sipas prokurorisë vendase, për këto dy raste, prokurori ndërkombëtar Michael Hartman ka hequr dorë nga ndjekja për shkak të kinse mungesës së fakteve.

Ndërsa për vrasjen e Remzije Canhasit, është ndjekur procedurë e hetimeve ndaj Bojan Antiq, Mirko Antiq, Rade Artinoviq dhe Vanja Matfienko.  Sipas prokurorisë, kjo dosje i është kthyer policisë për grumbullimin e fakteve dhe nuk ka asgjë më shumë.

Në anën tjetër, për këtë akuzë në fillim të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Kosovës e kryesuar nga prokurorë të EULEX-it kanë arrestuar si të dyshuar Oliver Ivanoviqin, ish-komandanti i MUP-it Dragolub Delibashiq, Ilija Vujaçiq dhe Aleksandër Llazoviq.

Pas një procesi gjyqësore prej 20 muajsh, gjykatësi ndërkombëtar ka shpallur fajtor dhe ka dënuar Oliver Ivanoviqin me 9 vjet burgim me akuzë për kryerje të krimeve të luftës ndaj shqiptarëve në Mitrovicës gjatë viti 1999.

Ndërsa për veprën e dytë penale që ka të bëjë me nxitje për vrasje të civilëve shqiptarë në veri të Mitrovicës natën e 3 dhe 4 shkurt të vitin 2000, Oliver Ivanoviqi, ish-komandanti i MUP-it Dragolub Delibashiqi, Ilija Vujaçiqi dhe Aleksandër Llazoviqi, janë shpallur të pafajshëm.

Për të gjitha këto portali tesheshi.com nuk ka marrë asnjë përgjigjeje nga ana e EULEX-it.

Në sulmet ndaj popullatës shqiptare më 3-4 shkurtit të vitit 2000, grupet serbe të prirë nga Oliver Ivanoviq dhe Dragoljub Delibashiq janë vrarë: Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka, Remzije Canhasi, Nezir dhe Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi dhe Selime Berisha. /tesheshi.com/

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Bloomberg gati të kandidojë: për herë të parë një hebre për president të SHBA-së

Bloomberg gati të kandidojë: për herë të parë një hebre për president të SHBA-së

Si të keni vetulla të përsosura  (video)

Si të keni vetulla të përsosura (video)

Financial Times: Brukseli po mendon ta bllokojë kufirin greko-maqedon

Financial Times: Brukseli po mendon ta bllokojë kufirin greko-maqedon

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni