Në festimet familjare me rastin e Fiter Bajramit me 23 maj në Göttingen, Gjermani, rregullat mbi higjienën dhe distancën sociale ishin shkelur qartë, kështu që koronavirusi u përhap me shpejtësi – pretendohet nga autoritetet e qytetit.
Pasoja: 86 të infektuar në vetë qytetin dhe 18 të tjerë në zonën përreth, dhe supozohet se këta numra do të vazhdojnë të rriten. Për shkak të kësaj, karantina u përcaktua për disa qindra njerëz që ishin në kontakt me të infektuarit. Tri persona janë tani në spital, njëri prej tyre në respirator.
600 deri 700 banorë të një kompleksi në Göttingen ku u mbajtën festimet familjare do të testohen këtë javë. Infeksioni po përhapet gjithashtu përtej kufijve të qytetit, pasi shumë të ftuar kanë mbërritur nga rrethina dhe pjesë të tjera të vendit. Një nxënës tha se anëtarët e familjes së tij u përqafuan dhe shtrënguan duart gjatë takimit.
Sipas administratës së qytetit, shumica e pjesëmarrësve në festimet vijnë nga ish-Jugosllavia. Policia nuk ka dashur të japë deklarata specifike për këto familje, dhe pretendohet se shumica e tyre janë nga Kosova, shkruan Deutsche Welle.
Ky kompleks ndërtesash është rrethuar nga gazetarët për disa ditë, gjë që padyshim ka nxitur dhe irritim ndër banorë. Kësisoj, huhet se një ekip i një stacioni televiziv privat u sulmua nga disa sosh. “Njerëzit kërcënuan të shkatërrojnë pajisjet tona”, njoftoi kameramani Festim Beqiri. “Për më tepër, ata po na gjuanin me patate nga ballkoni”.
Një burim i mundshëm shtesë i infeksionit është një bar nargjileje që ishte e hapur të dielën përkundër ndalimit, ku thuhet se disa njerëz thithnin në të njëjtin tub.
Për shkak të përhapjes së shpejtë të epidemisë, autoritetet e qytetit mbyllën të gjitha shkollat dhe pesë kopshte deri të hënën e ardhshme, sepse ka më shumë fëmijë dhe të rinj në mesin e të infektuarve. Pas rihapjes, do të prezantohet detyrimi për të veshur maska mbrojtëse. Kjo ka shkaktuar një valë zemërimi në mesin e shumë prindërve dhe drejtorëve të shkollave. “Eshtë e frikshme që ka njerëz që mendojnë se rregullat nuk zbatohen për to ose që rregullat janë vënë në fuqi për ta në kushte të caktuara,” tha një drejtor i shkollës Lars Humrich.
Virusi është zbuluar edhe në një person të punësuar në një shtëpi pleqsh, kështu që testimi masiv do të bëhet edhe atje.
Për dy javë, është përsëri e ndaluar stërvitja të gjitha sportet, si dhe ato në të cilat ka kontakt të drejtpërdrejtë, siç janë artet marciale. Një pishinë e qytetit është gjithashtu e mbyllur. Ende nuk është e sigurt nëse kufizimet e rrepta do të rikthehen për të gjithë qytetin në mënyrë që të frenohet përhapja e virusit. Në çdo rast, pritet një rritje në numrin e të infektuarve, tha përfaqësuesi i qytetit Caordula Dankert.
Ende nuk është vendosur nëse dikush do të mbajë përgjegjësi ligjore për përhapjen e shpejtë të infeksionit. Për krahasim, shton DW, numri i rasteve të reja në shtatë ditët e kaluara për 100,000 banorë në Göttingen ishte 21.6, dhe në tërë krahinën e Saksonisë së Poshtme 5.4. /tesheshi.com/