Përfaqësuesja e Kosovës gjatë këtij muaji do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me skuadrat gjermane, Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen.
Mirëpo, një kundërshtar i mundshëm gjatë këtij viti mund të jetë edhe Përfaqësuesja e Panamasë. “Panamja ka kërkuar që të luaj me Kosovën. Nuk kemi vendosur ende asgjë”, ka thënë aranzhuesi i ndeshjeve miqësore të Kosovës, Agron Selimi për Kohën Ditore. /tesheshi.com/