Dyshime të reja për David Cameron. Këtë herë janë bërë publike nga Sunday Times, sipas së cilës kryeministri britanik ka marrë një “dhurim” prej 200 mijë stërlinash nga e ëma në vitin 2011, pas vdekjes së të atit Ian në vitin 2010. I ati ka qenë zotërues i një fondi ofshore të denoncuar na Panama Papers.
Opozita dhe protestuesit në Britani i bëjnë thirrje kryeministrit David Cameron të japë dorëheqjen pasi u zbulua aktiviteti financiar i familjes së tij në skandalin e “Dokumenteve të Panamasë”. Turma e mbledhur përpara rezidencës së kryeministrit në Londër, thërriste për largimin e Cameron.
Protestues ishin mbledhur edhe përpara godinës ku mbahej një takim i Partisë Konservatore, ku po merrnin pjesë edhe Cameron dhe kryebashkiaku i Londrës Johnson. Policia u detyrua të bllokonte shkallët e hyrjes për të mos lejuar turmën e zemëruar. /tesheshi.com/