Shqipëria fiton çmimin e parë në panairin “Trashëgimia kulturore e kombeve”, i zhvilluar nën patronatin e Universitetit të Kasimit në Arabinë Saudite.
Studentët shqiptarë prezantuan kulturën, traditën dhe zakonet shekullore të popullit tonë në mënyrë dinjitoze.
Ky çmim vjen si një kurorëzim i mundit, sakrificës, përkushtimit dhe dashurisë që këta studentë treguan për vendin e tyre, Shqipërinë.
Ky lajm u mirëprit dhe u vlerësua me shumë dashamirësi nga Ambasada e Shqipërisë në Arabi Saudite dhe nga Ministria jonë e Jashtme. /tesheshi.com/