Sandro Puncet, nga ishulli i Loshinjit, mund të quhet një “gjuetar” stuhish. Ai me fotografitë magjepsëse të vetëtimave, reve dhe dukurive të tjera meteorologjike ka mahnitur njerëzit anembanë Kroacisë dhe jashtë vendit.
Foto e fundit mbresëlënëse është ajo e reve mbi Cres, të marra pak para fillimit të stuhisë, të cilat u publikuan nga media ndërkombëtare. /tesheshi.com/