Eshtë bërë publike video e rrëzimit të një avionic amerikan F-35, i cili ra në det në fund të janarit teksa ulej në një transportues.
Siç shihet dhe dëgjohet në video, piloti i aeroplanit, me gjithë paralajmërimin e kontrollorit për të hequr dorë nga ulja, ka vazhduar me tentativën për t’u ulur në aeroplanmbajtësen në Detin e Kinës Jugore, pas së cilës avioni goditi pistën dhe përfundoi në det.
https://twitter.com/i/status/1490389559833673730
Zëdhënësi i Flotës së Shtatë, Nicholas Lingo, më pas njoftoi papritur se “avioni preku pistën” dhe më pas “ra në det”.
Piloti u katapultua në kohë dhe është mes shtatë personave të plagosur.
F-35C Lightning II ishte në operacione rutinë. /tesheshi.com/