Sotheby’s, shtëpia e njohur e ankandeve, ka shitur tre pamje origjinale të NASA-s me uljen e parë në hënë, për më shumë se 3.1 milion – shkruan CNN.
Tre videot ishin në pronësi të ish-oficerit të NASA-s Gary George, i cili i bleu ato 376 euro në ankand në 1976.
Pretendimet e Sotheby-t janë se nuk ka pasur ndërhyrje në video, apo se ato ishin imazhet më të besueshme të uljes së një njeriu në hënë.
“50 vjet më parë, u shënua arritja më e madhe e njerëzimit dhe ajo që kujtojmë për këtë ngjarje gjendet në këto pamje”, tha ekspertja e kësaj shtëpie ankandi, Cassandra Hatton.
Ata nuk duan të zbulojnë se kush i ka blerë këto pamje.
Ndër të tjera, ka edhe një pamje të momentit kur Neil Armstrog bëri hapin e parë në Hënë. Kjo skenë është shumë më e dukshme në këto regjistrime, sipas Sotheby’s.
Regjistrimi i tyre është kryer nga Gary George, një student i inxhinierisë në Universitetin Lamar, teksa ishte një praktikant në agjensinë hapësinore të SHBA.
Disa nga regjistrimet ose kasetat që lidhen me këtë ngjarje u dhuruan ose u shitën, ndërsa këto tre u mbajtën. Ai nuk i kushtoi shumë vëmendje atyre deri në vitin 2008, kur mësoi se NASA po përpiqet të marrë pamjet origjinale të 40-vjetorit të zbarkimit – tha Sotheby, raporton CNN. /tesheshi.com/