Një tërmet me madhësi 7.0 tronditi zonën përreth ishullit grek Samos dhe ishujt Dodekanezë, raporton EMSC.
Sipas të përditshmes greke Ekathimerini, dridhja për një kohë të gjatë u ndie në të gjithë Greqinë dhe deri në Stamboll.
Tërmeti i parë u pasua nga tre të tjerë me madhësi 4.1, 4.2 dhe 4.8.
Më tej, lëkundjet e forta shkundën dhe Izmirin në Turqi. Në terren ka dëmë të dukshme materiale, shembje banesash, por ende nuk dihet për viktima. /tesheshi.com/
https://twitter.com/i/status/1322150184957235200