Në një kundërsulm të nisur nga ushtria azerbajxhanase për të shpëtuar territorin e saj nga pushtimi, ushtria armene vazhdon të regjistrojë humbje, siç pretendohet nga Bakuja, referuar dhe pamjeve që shpërndan nga fronti.
“Deri në orën 5.30 pasdite sot, ne shkatërruam sistemin e raketave armike Hurricane, dy sisteme mbrojtëse ajrore OSA, katër raketahedhës BM-21 Grad, një automjet luftarak të këmbësorisë, 16 tanke, katër Hobitzers D-20 dhe dy kamionë në pjesë të ndryshme të frontit”, thuhet në deklaratën nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.
Ministria shpërndau gjithashtu pamje ajrore të sulmeve ndaj të gjithë atyre që përmend në deklaratë.
Gjithçka nisi fundjavën e kaluar, kur autoritetet armene shpallën një mobilizim të përgjithshëm dhe gjendje lufte për shkak të konfliktit në rajonin e Nago-Karabakut, dhe autoritetet e Azerbajxhanit gjithashtu shpallën një gjendje lufte për 19 zona, përfshirë kryeqytetin Baku.
Që nga viti 1991, ushtria armene ka pushtuar në mënyrë të paligjshme Nago-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si i Azerbajxhanit.
Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të KB dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të KB, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, bëjnë thirrje për tërheqjen e forcave armene pushtuese nga Nago-Karabak dhe shtatë rajone të tjera të okupuara azerbajxhanase. /tesheshi.com/