Një person ka humbur jetën dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë që ndodhi rreth orës 13:30 në qendër të Bukureshtit, kur një autobus i mbushur me turistë nga Greqia goditi një tabelë matëse të lartësisë.
Autobusi me 47 pasagjerë u nis mbrëmë nga Volosi, bëri pushim në Larisa dhe Selanik dhe mbërriti në Bukuresht në orët e para të pasdites.
Siç raportojnë mediat, kur shoferi ka mbërritur në qendër të qytetit, ai nuk e ka parë shtyllën dhe ka goditur tabelën, ndoshta me shpejtësi të madhe. Forca e goditjes pothuajse e shtypi autobusin dhe çatia i rrafshoi pasagjerët.
https://youtu.be/dg0QEVMnOUY
Të paktën tre prej tyre kanë mbetur të bllokuar në autobus, për këtë arsye janë alarmuar edhe zjarrfikësit.
Sipas informacioneve paraprake, ka mbetur i vrarë një burrë rreth 50 vjeç.
Shoferi i ka thënë policisë se ka ndjekur navigimin për të arritur deri te ndërtesa e Kuvendit. /tesheshi.com/