Disa njerëz kanë një fobi ndaj urave, dhe një video e bërë këto ditë në Indi tregon pse. Në shtetin Uttarakhand, i vendosur në veri të vendit, afër kufirit me Kinën, një urë u rrëzua pasi po kalonte një kamion nëpër të.
Ishte një kamion që po transportonte një ekskavator zvarritës, kur ra në një grykë pas shembjes së urës në rrugën Dhapa-Milam në luginën Lilam-Johar.
Ky rajon ndodhet në Himalajet dhe është me popullsi të paktë. Banorët lokalë shpejt u vërsulën në ndihmë të shoferit dhe bashkë-drejtuesit të kamionit, të cilët u dërguan në spital me lëndime të rënda. /tesheshi.com/