Fluturimet nga aeroporti i Catania-s janë anuluar mëngjesin e sotëm për shkak të shpërthimit të malit Etna, njoftoi kompania që menaxhon aeroportin.
Kompania Sac njoftoi se aeroporti do të jetë i mbyllur deri në orën 13:00.
Etna në ishullin e Siçilisë është një nga vullkanet më aktivë në botë.
Me një lartësi prej 3300 metrash, është gjithashtu vullkani më i lartë në Evropë.
Kamerat kanë regjistruar momentin e shpërthimit: