Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se gjashtë persona humbën jetën dhe 53 të tjerë u plagosën në një shpërthim në rrugën Istiklal të Stambollit, në zonën e njohur dhe shumë të populluar Taksim.
#BREAKING At least 4 killed, 38 wounded in #Istanbul blast: governor pic.twitter.com/ff1vgoQ1Fe
— Guy Elster (@guyelster) November 13, 2022
Siç është raportuar më parë nga mediat turke, shpërthimi ka ndodhur në zonën e këmbësorëve të këtë lagje qendrore të Stambollit pak pas orës 16:00 me orën lokale, në një kohë kur në rrugën Istiklal ka shumë njerëz, transmeton Reuters.
Shpërthimi është dëgjuar edhe në zonat përreth, raporton Anatolia.
#Turkey #Blast Taksim street in #Istanbul, #Turkey after the explosion.
We Pakistani's 🇵🇰condemned this pic.twitter.com/KUyhEB4eZS— Qaisar Thethia (@qaisarthethia) November 13, 2022
“Do të ishte gabim të thuhej me siguri se është terrorizëm, por informacionet e para tregojnë se era e keqe e terrorizmit mund të ndihet këtu”, tha Erdogan.
“Përpjekjet e atyre që duan të marrin Turqinë dhe popullin turk përmes terrorizmit nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë sukses. Të jenë të sigurt njerëzit tanë se përgjegjësit e ngjarjes në rrugën Istiklal do të ndëshkohen siç e meritojnë”, shtoi ai.
Deri më tani nuk është përmendur shkaku i shpërthimit, ndërsa në hetim janë caktuar pesë prokurorë.
Një sulm i mundshëm vetëvrasës
“Ka dyshime se bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës, por ne nuk kemi ende një deklaratë zyrtare në lidhje me të,” raportoi Sinem Koseoglu i Al Jazeera-s nga Stambolli.
Ekipet e policisë kanë marrë masa të larta sigurie.
Videot në mediat sociale treguan flakët dhe këmbësorët që po largoheshin, si dhe ambulancat dhe policinë në vendngjarje.
🔖🇹🇷 Emeregency services arrive on scene after explosion in Istanbul : Images show the aftermath of a blast, which occurred in one of the most crowded tourist hotspots in Instanbul, Istiklal Street. Minutes after the explosion,emergency services arrive in the area. It was learned pic.twitter.com/pFPHk766zH
— worldnews24u (@worldnews24u) November 13, 2022
Dega turke e rrjetit televiziv amerikan CNN raportoi se rruga është e njohur në mesin e turistëve dhe vendasve dhe ka një numër dyqanesh dhe restorantesh.
Midis 2015 dhe 2017, Turqia u godit nga një seri bombash vdekjeprurëse të kryera nga grupi i armatosur ISIL dhe anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
“Skenat që shohim në Stamboll na kujtojnë atë që ndodhi në zona të ndryshme turistike të Stambollit disa vite më parë, si dhe në qytete të tjera të mëdha në Turqi, përfshirë Ankaranë”, tha Koseoglu. /tesheshi.com/