Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pamje nga Kosova: ç’do të sjellë kthimi i Trump-it në Ballkanin Perëndimor?

Vizionet e ndara serbe e shqiptare mbi të pritshmen në Shtëpinë e Bardhë

by te Sheshi
17/11/2024
in Ballkani, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Pamje nga Kosova: ç’do të sjellë kthimi i Trump-it në Ballkanin Perëndimor?
21
SHARES

Nëse kthimi i republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë do të ndikojë në ndryshimin e politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, është një pyetje për të cilën tani për tani nuk ka përgjigje të saktë.

Sipas hulumtimeve të bëra para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, shumica e kosovarëve kanë përkrahur kandidaten demokrate Kamala Harris, ndërsa pakica serbe me prirje drejt Beogradit kanë shpresuar në fitoren e Trump-it. Ndaj dhe kanë festuar më rrugët e Mitrovicës së Veriut, një qytet ku jeton shumica e popullsisë serbe.

Ky zhvillim lidhet me shpresat, por edhe frikën se mund të ketë ndryshime në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që nga viti 2011.

Skënderi dhe Milani

Dialogu ka ngecur për një kohë të gjatë, sidomos që nga viti i kaluar kur u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku në një sulm të armatosur nga një grup serbësh në Banjska, në veri të Kosovës, dhe ku përgjegjësinë e mori Milan Radojiçiç, nënkryetari i atëhershëm i “Srpska List”, i cili fshihet në Serbi.

Skënderi, banor i Prishtinës, beson se Trump do ta përshpejtojë procesin e dialogut.

“Mendoj se do të zgjidhë disa probleme që këta politikanët tanë dhe politikanët nga Serbia nuk kanë vullnet për t’i zgjidhur dhe sikur të ishin edhe njëqind vjet nuk do të zgjidheshin. Kështu mbahen mbi ujë, përndryshe do të fundosen”, thotë Skënderi.

Milani nga Graçanica thekson se është mirë që Trump fitoi sepse në mandatin e kaluar ai “tregoi më shumë interes për përmirësimin e ekonomisë”, duke aluduar në marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, të cilën Kosova dhe Serbia e nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në 2020 gjatë mandatit të parë të Trump.

Trump ndryshon në shumë mënyra nga presidentët e mëparshëm amerikanë, veçanërisht në raport me atë të mëparshëm Joe Biden, vlerëson politologu serb nga Kosova Ljubomir Stanojkoviç.

Stanojkoviç thekson se aktualisht është e vështirë të thuhet se si do të ndikojë politika e Trump-it në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe se nuk është i sigurt se kjo pjesë e botës do të jetë fokusi i administratës së re.

“Në sytë tanë, ne jemi shumë të mëdhenj dhe të rëndësishëm, por kur është fjala për botën, ne nuk jemi aq të mëdhenj apo domethënës”, thotë Stanojkoviç.

Urimi i vonuar i Kurtit

Njohës të mirë të situatave politike vlerësuan presidenten aktuale Vjosa Osmani për urimin e rizgjedhjes së Trump-it menjëherë pasi shpalli fitoren. Në ndryshim nga ajo, kryeministri Albin Kurti, sipas analistëve, është vonuar mjaft me urimin, të cilin e ka publikuar vetëm pasi Trump ka fituar 270 elektorët e nevojshëm elektoral.

Publiku kosovar është i shqetësuar edhe për marrëdhëniet e tensionuara të kryeministrit Kurti me administratën amerikane. Mendohet se qeveria e parë e Kurtit ra për shkak të marrëdhënieve të tij të këqija me Richard Grenell, ish i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës gjatë mandatit të parë të Trump-it.

Sociologu dhe analisti politik Artan Muhaxhiri vlerëson se për shkak të marrëdhënieve jashtëzakonisht armiqësore mes kryeministrit Kurti dhe të dërguarit Grenell, emërimi i mundshëm i Grenellit në një nga postet e pushtetit nuk do të ishte lajm i mirëpritur për Kurtin.

Muhaxhiri thekson se Kurti nuk ka qenë i gatshëm të bashkëpunojë me përfaqësuesit e administratës së presidentit Biden, gjë që ka kontribuuar në humbjen e “mundësisë së artë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Nëse Kurti i kundërshton planet e përfaqësuesve të Trump-it me të njëjtin diskurs të rreptë siç bëri me planet e përfaqësuesve të Biden-it, pasojat për Kosovën do të jenë të shpejta dhe brutale”, beson Muhaxhiri.

Është evidente se presidenti i sapozgjedhur Trump nuk ka folur në telefon me asnjë zyrtar të Kosovës, ndërsa në mesin e shumë shtetarëve me të cilët ka biseduar pas fitores ishte edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Emërimi i Marco Rubio-s në postin e Sekretarit të Shtetit dhe John Ratcliffe si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) konsiderohet nga shumë analistë si lajm i mirë për Kosovën, por Muhaxhiri thekson se nuk është aq e rëndësishme se cilët persona do të emërohen, pasi e gjithë administrata Trump do të fokusohet absolutisht në personalitetin e tij.

“Asnjë nga të emëruarit e tij nuk do të ketë autoritet për të riformuar urdhrat e tij, as sado pak”, thotë Muhaxhiri.

Sipas Stanojkoviçit, emërimi i njerëzve të rinj për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk do të thotë se do të ndodhë diçka kaq e rëndësishme, por mund të pritet përparim në përmbushjen e obligimeve të marra më parë nga dialogu.

Stanojkoviç thotë se pritshmëritë janë që Vetëvendosje të fitojë sërish në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë dhe që Kurti të formojë sërish qeverinë.

“Në atë rast, Kurti do të duhet të bëjë hapa të caktuar për të kënaqur administratën amerikane, por nëse ndonjë opsion tjetër fiton, gjërat do të jenë shumë më të lehta dhe më të shpejta”, sipas politologut Stanojkoviç.

Njohësit e mirë të situatës përgjithësisht vlerësojnë se Kosova, si një vend i vogël, nuk do të jetë në fokus të administratës së re, nëse merren parasysh luftërat në Ukrainë dhe Gaza.

Shkëmbim territoresh

Pas fitores së Trump-it, publiku po spekulon se si zgjidhje e mundshme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, mund të rifillojë opsioni i ndarjes apo shkëmbimit të territoreve. Muhaxhiri megjithatë thotë se një ide e tillë ka qenë misterioze që në fillim dhe nuk ka pasur asgjë zyrtare.

“Tani nuk ka as vullnetin më të vogël të lidershipit të Kosovës, qoftë edhe për ta përmendur këtë ide, sepse e konsiderojnë shumë të rrezikshme për integritetin territorial të vendit. Për shkak të stigmatizimit të madh të këtij projekti, është e pamundur të diskutohet sërish në çdo formë”, thotë Muhaxhiri.

Sigurisht, përgjigjet për dyshimet e shumta do të dihen menjëherë pasi Trump të marrë zyrtarisht detyrën e presidentit amerikan në fund të janarit. /tesheshi.com/

Related Posts

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Next Post
Nga Justinian Topulli: Perëndia e re e idhujtarëve të sotëm

Nga Justinian Topulli: Perëndia e re e idhujtarëve të sotëm

Pse Tyson u ringjit në ring?  Pohimi: “Për pak sa s’vdiqa në qershor…”

Pse Tyson u ringjit në ring? Pohimi: “Për pak sa s'vdiqa në qershor…”

Pse kjo anija ruse spiune që shkaktoi panik?

Pse kjo anija ruse spiune që shkaktoi panik?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni