Numri i viktimave në reshjet e mëdha dhe përmbytjet në Japoninë perëndimore ka shkuar në 209
Ditët e fundit u regjistran rreth 700 rrëshqitje të dheut, ndërsa zyrtarët thonë se më shumë se 50 njerëz janë zhdukur dhe ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet.
Në Hiroshima, Ehimi dhe Okayami, më shumë se 70,000 trupa shpëtimi janë në terren. Afër 5.9 milionë njerëz u urdhëruan të largohen nga shtëpitë e tyre në 19 qarqe për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe përmbytjeve.
Numri më i madh i viktimave u raportua në Hiroshima, Ehima, Okayama, Yamaguchi, Kyoto, Gifu, Shiga, Hyogo, Kochi dhe Prefektura Fukuoka.
Kryeministri Shinzo Abe ka shtyrë vizitat e planifikuara në Evropë dhe Lindjen e Mesme për shkak të përmbytjeve katastrofike.
Në pamjet e ofruara më poshtë mund të shihen sekuenca të situatave nga më ekstremet. /tesheshi.com/
https://youtu.be/gKPdyjcA0AE