Një vajzë shtatë-vjeçare ra aksidentalisht në një lumë teksa shkonte në shkollë në provincën Guangdong të Kinës jugore.
Luo Jinzhi, një banor lokal, u hodh nga tetë metra lartësi për të shpëtuar vajzën që po mbytej. Kalimtarët varën litarë dhe arritën ta tërhiqnin vajzën lart.
Watch the moment a Chinese man jumping down a 26-foot-high riverbank to save a drowning girl. #insideChina pic.twitter.com/DoA2e1QrTm
— CGTN America (@cgtnamerica) September 14, 2023
Vajza e mitur është dërguar menjëherë në spital për kontrolle mjekësore.
Veç gëzimit kolektiv të atyshëm për vajzën e shpëtuar, një vlerësim ka shkuar për të riun kurajoz. /tesheshi.com/