Të paktën 19 persona kanë vdekur nga një ortek që përfshiu një grup alpinistësh në Himalajet të martën, sipas një numri të ri të publikuar nga autoritetet sot, ndërsa 10 persona janë ende të zhdukur.
Ky grup përbëhej nga 34 persona që studionin në një klub lokal alpinistësh, në Institutin e Alpinizmit Nehru, 7 mësues dhe një infermiere.
“Janë gjetur 19 trupa. Dhjetë persona janë ende të zhdukur”, tha zëdhënësi i agjencisë kombëtare të fatkeqësive, Ridhim Agarwal për AFP, pasi moti i keq pengoi operacionin e shpëtimit.
#4Oct Al menos 4 muertos y más de 26 desaparecidos dejó una avalancha en el #Himalaya este martes. pic.twitter.com/ylmXghtXLc
— VzlaD1era (@VzlaD1era) October 5, 2022
Shefi i qeverisë lokale të Uttarakhand, Pushkar Singh Dhami, konfirmoi në Twitter se alpinistja me përvojë Savita Kanswal, një anëtare e ekipit të mësimdhënies, ishte në mesin e të vdekurve. Në fillim të këtij viti, ajo kishte pushtuar Everestin dhe fqinjin Makulu në vetëm 16 ditë, duke vendosur një rekord për femra.
Dy helikopterë ushtarakë janë dërguar në zonë për të ndihmuar me kërkimin, sipas një zyrtari të menaxhimit të fatkeqësive.
Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Fatkeqësive, Ridhim Agarwal tha se alpinistët u bllokuan në një luginë menjëherë pas ortekut.
Nuk ka asnjë hulumtim që përcakton ndikimin e ndryshimeve klimatike në Himalaje, por alpinistët kanë vërejtur zgjerimin e grykave, ujin në zonat e mbuluara më parë me borë dhe përhapjen e liqeneve akullnajore. /tesheshi.com/