Tre njerëz u vranë në një uragan që goditi rajonin e Sverdlovsk në Rusinë qendrore.
Era rrëzoi pemët, shenjat e trafikut, dëmtoi ballkonet dhe shqeu çatitë, raportojnë mediat ruse.
Në Yekaterinburg, era e rrëzoi një vinç që vrau një punonjës.
Në qytetin e Aramilit, era e rrëzoi çatinë e një ndërtese dykatëshe, e cila ra mbi një njeri dhe e vrau atë, dhe një person tjetër u vra kur u godit nga masë metalore e çuar peshë nga stuhia.
Për shkak të uraganit, më shumë se 100 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike në rajonin e Sverdlovsk. /tesheshi.com/
https://youtu.be/d1SECiz_veo
https://twitter.com/i/status/1264958551165931526