Autoritetet e Kievit kanë hequr stemën e drapër-çekanit nga monumenti i “Atdheut” në kryeqytet, njoftoi radio dhe televizioni ukrainas të martën.
Deri më 24 gusht, Dita e Pavarësisë së Ukrainës, simboli dual komunist do të zëvendësohen nga tridenti (Tryzub-i), simboli kombëtar i Ukrainës, tha Ministria e Kulturës në një deklaratë.
🇺🇦Ukraine removes Soviet symbol from Motherland statue, replaces it with trident.
Workers have begun removing the Soviet hammer and sickle from Kyiv’s iconic Motherland statue, a 102-meter-tall monument that overlooks the Dnipro river. The Ukrainian trident, the national coat of… pic.twitter.com/woWoGVwAiC
— Intel Drop (@IntelDrop_) July 30, 2023
Punimet për ndërtimin e treshesë metalike kanë nisur dhe pritet të përfundojnë më 24 gusht, në 32-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, thuhet në të njëjtën deklaratë.
🎥The Motherland Monument in Kyiv is shedding its Soviet legacy – to be replaced with a tryzub, the three-pronged emblem of Ukraine.pic.twitter.com/29tcUQmX7R
— DW Europe (@dw_europe) August 1, 2023
Ministria e Kulturës tha gjithashtu se është duke u shqyrtuar një propozim për të riemërtuar monumentin e “Atdheut” në monumentin “Nënë Ukrainë”.
Monumenti i “Atdheut” 102 metra i lartë u përurua në Ditën e Fitores mbi Gjermaninë Hitleriane në vitin 1981 dhe është një simbol arkitektonik i Kievit dhe Ukrainës.
Ky zhvillim po ndodh në kulmin e një lufte mes Rusisë dhe Ukrainës, ku kjo e fundit po tenton të pastrojë veten nga ndikime ruse me sfond ideologjik. /tesheshi.com/